Anketat dhe grumbullimi i të dhënave

Informacione të përgjithshme
Baza juridike e zbatimit të hulumtimeve statistikore
Hulumtimet statistikore realizohen në përputhje me nenin 26 të Ligjit për statistikat shtetërore dhe Programin për hulumtimet statistikore, Enti Shtetëror i Statistikave realizon hulumtimet e mëposhtme statistikore:
listën e anketave statistikore
Kush janë ofruesit e të dhënave?
Ofruesit e të dhënave (njësitë raportuese) janë: personat juridikë, personat fizikë, organet e qeverisjes shtetërore dhe ekonomitë familjare të cilat në kuadër të hulumtimeve statistikore ofrojnë të dhëna, ekskluzivisht për qëllime statistikore.
Me nocionin “përdorimi i qëllimeve statistikore” nënkuptohet përdorimi i të dhënave, eksluzivisht për zhvillim dhe prodhim të të dhënave zyrtare statistikore.
Besueshmëria e të dhënave të mbledhura
Me nocionin "Të dhëna konfidenciale" nënkuptojmë të dhëna që mundësojnë që njësia raportuese, respektivisht njësia statistikore të identifikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë dhe në këtë mënyrë të zbulojë informacionin individual. Si të dhëna konfidenciale konsiderohen:
- Të dhënat identifikuese që mundësojnë identifikimin e drejtpërdrejtë të personit juridik, personit fizik ose autoritetit shtetëror dhe i referohen emrit, gjegjësisht emrit dhe mbiemrit, adresës dhe numrit të vetëm të identifikimit që udhëhiqet në përputhje me ligjin.
- Të dhëna individuale që kanë të bëjnë me person juridik.
- Të dhëna individuale që kanë të bëjnë me person fizik (të dhëna personale).
- Kategoritë e veçanta të të dhënave personale në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe
- Të dhëna statistikore të agreguara që mundësojnë që njlsia raportuese të identifikohet në mënyrë të tërthortë;
- Identifikimi i drejtpërdrejtë është njohja e njësisë statistikore nëpërmjet të dhënave të identifikimit të saj, dhe
- Identifikimi indirekt është identifikimi i njësisë statistikore në çfarëdo mënyre, të ndryshëm nga mënyra e identifikimit të drejtpërdrejtë.
Ku publikohen rezultatet e hulumtimeve statistikore?
Rezultatet e hulumtimeve statistikore publikohen në webfaqe (në njoftime, publikime në formë elektronike, bazën e të dhënave MakStat) dhe në publikime të shtypura.
Informacione reth anketimit të personave dhe ekonomive familjare
Enti Shtetëror i Statistikave realizon një pjesë të hulumtimit të tij statistikor duke anketuar ekonomitë familjare dhe personat që jetojnë. Këto janë hulumtimet e mëposhtme:
- Anketa e Fuqisë Punëtore
- Anketa e konsumit të ekonomive familjare
- Anketa e përdorimit të kohës
- Anketa mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës
- Anketa e numrit të bagëtive në familjet individuale
- Anketa mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në ekonomitë familjare dhe tek individët
- Anketa për arsimin e të rriturve
- Hulumtimi pilot mbi prodhimin bimor – pemishte dhe vreshta.
Si u përzgjodha për të marrë pjesë në anketë?
Enti Shtetëror i Statistikës një pjesë të hulumtimeve statistikore i realizon përmes anketave të bazuara në mostra. Regjistrat statistikorë të mbajtur në Ent përfaqësojnë kornizën e përzgjedhjes së mostrës. Ekonomitë familjare përzgjidhen në mënyrë të rastësishme.
Një herë kam marrë pjesë në një anketë të Entit Shtetëror të Statistikave. Pse u përzgjodha për një anketë tjetër?
Në Entin Shtetëror të Statistikës realizohen disa anketa me metodologji të ndryshme. Për këto arsye, ekziston mundësia që e njëjta ekonomi familjare të përzgjidhet në anketa të shumta ose të përzgjidhet disa herë në të njëjtën anketë.
Si realizohen anketat?
Për realizimit të anketave, Enti Shtetëror i Statistikave ka një rrjet anketash. Anketat në terren kryhen nga anketuesit të cilët e kryejnë anketimin duke përdorur pyetësorë dhe që nga viti 2012 anketat kryhen edhe përmes telefonit. Por fillimisht, ekonomia familjareanketohet nga një anketues i cili viziton ekonominë familjare. Nëse anketuesi ju ka kontaktuar në një kohë që nuk është e përshtatshme për ju, tregojini atij orën që është e përshtatshme për ju për t'ju telefonuar ose vizituar.
Verifikimi i identitetit të anketuesit
Anketuesi duhet të kenë një autorizim të lëshuar nga Enti Shtetëror i Statistikës. Gjithmonë mund ta konfirmoni identitetin e anketuesit duke kontaktuar Entin Shtetëror të Statistikës në linkun e mëposhtëm
Informacione për subjektet afariste
Enti Shtetëror i Statistikës një pjesë të hulumtimit të tij statistikor i realizon duke mbledhur të dhëna nga subjektet afariste dhe organeve të pushtetit shtetëror
Të dhënat nga subjektet afariste, organe të pushtetit shtetëror - njësitë raportuese janë shumë të rëndësishme dhe për këtë arsye ato duhet të plotësohen me saktësi dhe të dorëzohen në Entin Shtetëror të Statistikës në kohën e duhur.
Sipërzgjedhen subjektet afariste në hulumtim?
Një pjesë e hulumtimeve statistikore, burimi i të cilave janë subjektet afariste, realizohen nga Enti Shtetëror i Statistikës në bazë të mostrës. Mostra përzgjidhet nga regjistrat statistikorë të udhëhequra nga ESHS-ja, nëpërmjet karakteristikave të ndryshme që janë të rëndësishme për hulumtimet statistikore përkatëse. Ndonjëherë, karakteristikat me të cilat përzgjidhet një subjekt afarist përkojnë në hulumtime të shumta dhe subjekti afarist mund të përfshihet në hulumtime të shumta statistikore.
Mënyrat në të cilat realizohen hulumtimet
Hulumtimet statistikore realizohen me plotësimin e pyetësorëve të shtypur ose nëpërmjet një sistemi elektronik të mbledhjes së të dhënave, – E-stat. Për hulumtimet e realizuara përmes sistemit E-stat, subjekti afarist njoftohet me email se është përzgjedhur për të marrë pjesë në hulumtim dhe i dërgohet një emër përdoruesi dhe fjalëkalim për të hyrë në sistem.
Deri kur duhet të dorëzohen të dhënat nga subjekti afarist?
Çdo hulumtim statistikor, në varësi të periodikut, ka një afat kohor kur të dhënat duhet të dorëzohen në Entin Shtetëror të Statistikës, reskepektivisht të plotësuar përmes sistemit E-stat, në mënyrë që të përpunohen dhe publikohen në kohën e duhur.
A mundet një subjekt i përzgjedhur afarist të zëvendësohet nga një subjekt tjetër afarist për pjesëmarrje në hulumtimin statistikor?
Gjatë realizimit të hulumtimit, nuk lejohet zëvendësimi i subjektit të përzgjedhur afarist.
Çfarë do të ndodhë nëse subjekti afarist nuk arrin të dorëzojë të dhënat në kohë?
Në nenin 26 të Ligjit për statistikat shtetërore, subjektet afariste janë të obliguara që të dhënat që duhet t'i sigurojnë, të cilat i zbaton Enti, që t’i japin pa kompensim në formatin e paracaktuar në përputhje me Programin për hulumtime statistikore, . Në nenet 54 deri në 54 të Ligjit për statistikat shtetërore parashikojnë dispozita penale për subjektet afariste – njësitë raportuese që nuk dorëzojnë të dhëna.
Kujt duhet t'i drejtohet subjekti afarist nëse ka nevojë për ndihmë?
Nëse subjekti afarist ka problem me plotësimin e pyetësorit, atëherë mund të telefonojë lirisht në numrin e telefonit kontaktues të shënuar në letrën e njoftimit.
Si të vijmë deri te rezultatet e hulumtimit statistikor?
Rezultatet e hulumtimeve statistikore publikohen në faqen e internetit të Entit Shtetëror të Statistikës (përmes publikimeve, publikimeve elektronike, bazës së të dhënave MakStat) dhe përmes publikimeve të shtypura.
Informacione për subjektet e të dhënave personale
Enti Shtetëror i Statistikës është organizatë e pavarur profesionale e cila, përveç përgjegjësive të tjera, është përgjegjëse për realizimin e hulumtimeve statistikore. Zbatimi i hulumtimeve statistikore përcaktohet nga Programi i hulumtimeve statistikore, i cili ka një periodicitet pesëvjeçar. Hulumtimi statistikor mbledh të dhëna personale që janë të strukturuara në grupe të caktuara të të dhënave. Të dhënat merren drejtpërdrejt përmes grumbullimit nga njësitë raportuese - persona fizikë, por edhe përmes njësive raportuese - persona juridikë, si dhe përmes poseduesve të regjistrave dhe bazave të të dhënave.
Të drejtën e tij për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, Enti Shtetëror i Statistikës e bazon në dispozitat e Ligjit për statistikat shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 54/1997, 21/2007, 51/2011, 104/2013, 42 /2014, 192/2015, 27/16, 83/18 dhe 220/18 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 31/20), si dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale (" Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 42/2020). Është karakteristikë se Ligji i lejon Entit Shtetëror të Statistikës të mbledhë edhe NAVQ të qytetarit, por edhe të dhëna personale – kategori të veçanta të të dhënave personale. Gjithashtu, për realizimin e hulumtimeve statistikore, përkatësisht për mbledhjen e të dhënave personale, kjo duhet të thuhet në Programin për hulumtime statistikore, i cili ka një periodicitet pesëvjeçar dhe miratohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
BAZA JURIDIKE PËR GRUMBULLIMIN E TË DHËNAVE
Baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale është Ligji për Statistikat Shtetërore dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilët i japin Entit Shtetëror të Statistikave të drejtën ekskluzive për mbledhjen e të dhënave personale në mënyrë të pakufizuar nga çdo burim – personat fizik dhe bartësve të mbledhjes së të dhënave dhe regjistrat e tjerë administrativë. Konkretisht, neni 34 i Ligjit për statistikat shtetërore thuhet se Enti Shtetëror i Statistikave ka të drejtë të mbledhë të dhëna individuale nga personat fizikë dhe juridikë, për hulumtimet statistikore të përcaktuara në Programin e hulumtimeve statistikore. Në pajtim me nenin 37 të ligjit, thuhet se Enti Shtetëror i Statistikave ka të drejtë të mbledhë dhe përpunojë NVAQ-në e qytetarit, si dhe të mbledhë kategori të veçanta të të dhënave personale.
Akti i dytë bazë është Programi i hulumtimeve statistikore. Baza ligjore për miratimin e Programit për hulumtime statistikor është neni 20, paragrafi 1 i Ligjit për statistikat shtetërore. Në bazë të nenit të lartpërmendur, Programi miratohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe publikohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Programi është akt nënligjor që përcakton hulumtimet statistikore që realizohen në një periudhë të caktuar kohore dhe përcakton bartësit e autorizuar që, përveç Entit Shtetëror të Statistikave dhe Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bëjnë mbledhjen, përpunimin dhe shpërndarjen e të dhënave statistikore duke zbatuar standardet, metodat dhe teknikat statistikore. Në Programin e hulumtimeve statistikore përmenden të gjitha hulumtimet statistikore nga të cilat prodhohen të dhënat zyrtare statistikore. Programi i hulumtimeve statistikore është gjithashtu një dokument në të cilin Enti Shtetëror i Statistikës dhe ofruesit e tjerë të hulumtimit statistikor konceptojnë hulumtimin me të cilat sigurohen treguesit më të rëndësishëm, respektivisht të dhëna nga fusha që e mbulojnë. Këto të dhëna prodhohen, kryesisht në bazë të kritereve parësore të hulu,timeve statistikore nga të cilat merren të dhënat zyrtare bazuar në mbulimin e duhur, përcaktimin e dukurisë dhe njësive dhe përcaktimin e nivelit territorial të të dhënave. Në këtë drejtim, posaçarisht i rëndësishëm është, niveli i mbrojtjes së të dhënave.. Në Programin përmbahen hulumtimet që përcaktojnë drejtimet më të rëndësishme për harmonizimin e statistikave në vend me standardet ndërkombëtare dhe për të siguruar të dhëna të krahasueshme ndërkombëtarisht, si dhe hulumtime që ofrojnë më shumë tregues për nevojat e përdoruesve në vend. Koncepti bazë i Programit është hartuar në përputhje me parimet e Kodeksit të punës së Eurostatit për statistikat evropiane dhe parimet e statistikave kombëtare, për përdorimin e standardeve të vetme për hulumtimet statistikore të të gjithë pjesëmarrësve në Program dhe për shmangien e ngarkesës së tepërt mbi njësitë raportuese.
KATEGORITË E SUBJEKTEVE TË TË DHËNAVE PERSONALE
Programi pesëvjeçar i hulumtimeve statistikore është i strukturuar në atë mënyrë që për çdo hulumtim mbledh të dhëna se kush është subjekt i të dhënave personale, respektivisht në përputhje me strukturën e vendosur të formularit (të përcaktuar në Ligjin për statistikat shtetërore), ka të dhëna se kush është njësia raportuese, respektivisht ofrues i të dhënave dhe ajo e dhënë është në dispozicion në programin e përmendur.
KATEGORITË E TË DHËNAVE ZYRTARE TË CILAT PËRPUNOHEN
Gjithashtu, Programi pesëvjeçar për hulumtime statistikore është i strukturuar në atë mënyrë që për çdo hulumtim të mbledhë edhe të dhëna që janë subjekt i të dhënave personale, respektivisht, në përputhje me strukturën e përcaktuar të formularit (të përcaktuar në Ligjin për statistikë shtetëror), ka të dhëna për kategoritë e të dhënave personale që mblidhen, respektivisht në Program ka rresht/kolonë: - Përmbajtja e shkurtër e hulumtimit statistikor – në të cilën përmenden të dhënat personale që mblidhen për çdo hulumtim statistikor.
TË DHËNAT SIGUROHEN NGA:
Të dhënat që përpunohen sigurohen nga persona fizikë dhe nga bartësit të regjistrave dhe bazave të të dhënave. Gjithashtu, për çdo hulumtim në formularin e Programit pesëvjeçar, në rreshtin - "Njësia raportuese" - shënohet nëse bëhet fjalë për person fizik apo juridik, duke shenuar kategorinë e subjektit.
MËNYRA E PËRPUNIMIT
Të dhënat të cilat grumbullohen nëpërmjet bazave dhe regjistrave të të dhënave përpunohen në mënyrë elektronike.
Të dhënat të cilat grumbullohen nga anketat hulumtuese paraprakisht kontrollohen, shifrohen dhe futen me dorë në sistemin informatik të ESHS-së. Në mënyrë shtesë bëhet përpunimi automatik të të dhënave.
AFATI I RUAJTJES SË TË DHËNAVE
Të dhënat të cilat i mbledh dhe i përpunon Enti Shtetëror i Statistikës ruhen brenda afateve kohore të përcaktuara nga Enti në përputhje me Ligjin për punë arkivore dhe aktet tjera nënligjore në fushën e punës arkivore, respektivisht., rrjedhimisht sillet Plani i shenjave arkivore në të cilin përcaktohen afatet për ruajtjen e të dhënave.
GRUMBULLIMI, PËRPUNIMI DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Me hulumtime statistikore të shenuara në Programin e hulumtimit statistikor grumbullohen një sasi e madhe informacioni të nevojshëm për prodhimin e të dhënave statistikore. Për sa i përket parimit të "besueshmërisë statistikore" nga Kodeksi i punës së statistikave evropiane, vëmendje e veçantë i kushtohet të dhënave personale të mbledhura nga njësitë raportuese.
Metoda e mbledhjes së të dhënave personale është administrative, por metoda e mbledhjes së drejtpërdrejtë të të dhënave përdoret edhe përmes formularëve statistikorë të përgatitur nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas Programit të hulumtimeve statistikore, të dhënat personale mblidhen në statistikat demografike, sociale dhe ekonomike. Në hulumtimet e caktuara statistikore grumbullohen edhe kategori të veçanta të të dhënave personale, kryesisht të dhëna për përkatësinë etnike të personave fizik. Nevoja për mbledhjen e këtyre të dhënave buron nga obligimet e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në një numër të madh ligjesh nga aspekti i përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të pjesëtarëve të bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në hulumtimet statistikore mblidhet edhe të dhëna për numrin e vetëm të amë të qytetarit. Nevoja për të mbledhur numrin amë lind nga nevoja për të siguruar të dhëna personale përkatëse dhe me cilësi të lartë dhe për të përgatitur statistika përkatëse, me cilësi të lartë dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht. Në realizimin e qëllimit të përmendur, numri amë përdoret në fazën e grumbullimit të kategorive të veçanta të të dhënave personale dhe në kontrollin e të dhënave të grumbulluara, pas së cilës ndahen nga variablat, gjë që është në përputhje me Ligjin për statistikë shtetërore.
Në funksion të mbrojtjes së të dhënave personale, Enti Shtetëror i Statistikave ka krijuar një sistem masash teknike dhe organizative për të siguruar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale. Njëkohësisht, të dhënat e mbledhura përmes hulumtimeve statistikore janë të dhëna konfidenciale, që do të thotë se ato mund të përdoren vetëm për qëllime statistikore dhe se përdorimi i tyre për qëllime jostatistikore, si dhe zbulimi i tyre i paligjshëm, është i ndaluar. Për sa i përket të dhënave që i siguronESHS-së nga subjektet e të dhënave personale, është rreptësisht e ndaluar dhënia e të dhënave palëve të treta, pavarësisht arsyesë përse ato kërkohen. Në asnjë rrethanë të dhënat nuk mund të publikohen në formë përmes së cilës ofruesi i të dhënave mund të identifikohet drejtpërdrejt ose tërthorazi.
Mundësia e vetme e parashikuar nga Ligji për statistikat shtetërore dhe rregulloret e BE-së është që të dhënat individuale (përfshirë të dhënat personale) t'u jepen institucioneve hulumtuese-shkencore për qëllime shkencore, por pa identifikues, duke respektuar maksimalisht masat e sigurisë së të dhënave.
Duke vlerësuar veçantinë e Entit Shtetëror të Statistikave dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, neni 21, paragrafi 3 dhe neni 86 parashikojnë se subjekti i të dhënave nuk ka të drejtë të inspektojë, kontrollojë, fshijë dhe korrigjojë të dhënat personale. Arsyet pse thuhet kjo janë dhënë në Ligjin për statistikat shtetërore dhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të informohen vetëm se të dhënat personale janë duke u përpunuar.
Është e rëndësishme të dihet se çdo person që ka qasje deri te të dhënat personale nënshkruan deklaratë për konfidencialitetin dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale, si dhe duhet të ketë autorizimin për përpunimin e të dhënave personale të dhënë nga drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës.