Sistemi i grumbullimit elektronik të të dhënave -eStat

Mbledhja elektronike e të dhënave siguron rritjen e efikasitetit të proceseve statistikore, prodhimin në kohë të të dhënave statistikore me cilësi të lartë dhe me kosto më të ulët, si dhe plotësimin sa më të thjeshtë të formularëve statistikorë.

eStat ka për qëllim mbledhjen e të dhënave nga subjektet afariste përmes formularit elektronik.
Në aplikacionin kyçja bëhet me emër përdoruesi dhe fjalëkalim, të cilat u dorëzohen personave përgjegjës të subjekteve afariste-ofruesve.

Duke pasur parasysh se disa subjekte afariste janë të detyruara të dorëzojnë të dhëna për hulumtime të shumta statistikore, vërejmë se për të gjithë formularët elektronik do të përdoret i njëjti emër përdoruesi dhe fjalëkalimi. Për këtë arsye, ato duhet të ndahen me të gjithë personat përgjegjës për dorëzimin e të dhënave në ESHS.

Sistemi eletronik eStat