Aksion për dhurimin e gjakut në përvjetorin e 80-të të institucionit
ESHS punon me përkushtim në përmirësimin e mirëqenies shoqërore përmes aktiviteteve humanitare dhe mbështetjes së iniciativave të ndryshme.
Sot, në ambientet e Enti Shtetëror të Statistikave, u organizua një aksion për dhurimin e gjakut në kuadër të përvjetorit të rëndësishëm – 80 vjetori i themelimit të institucionit. Ky event tregon se ESHS është një institucion me përgjegjësi shoqërore dhe humane që në mënyrë aktive përfshihet në mbështetjen e shoqërisë.
Punonjësit e ESHS-së u përfshinë në dhurimin e gjakut për të mbështetur nevojat e sistemit shëndetësor. Aksioni u organizua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq.
Me këtë aksion për dhurimin e gjakut, ESHS tregon se statistikat nuk janë vetëm numra, por janë jeta dhe mirëqenia e njerëzve. Institucioni vazhdon të kujdeset për të mirën e shoqërisë dhe është i gatshëm të mbështesë çdo iniciativë humane me rëndësi jetike, siç është edhe dhurimi i gjakut.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025