Nënshkrim i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe Fakultetit Ekonomik – Shkup
Qëllimi i bashkëpunimit është të përafrojë sektorin akademik me sektorin publik dhe të mundësoj përvojë praktike për studentët.
Më datën 30.04.2025, në Shkup, u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dr. Dejan Stankov, dhe dekani i Fakultetit Ekonomik – Shkup, prof. dr. Predrag Trpeski. Me këtë dokument vendoset kornizë për bashkëpunim strategjik dhe afatgjatë me synimin për të zhvilluar dhe realizuar aktivitete me interes të përbashkët.
Sipas Memorandumit, të dy institucionet do të bashkëpunojnë në organizimin e konferencave, seminareve, trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta; ofrimin e praktikave profesionale dhe vizitave për studentët në Ent; shkëmbimin e ligjëruesve dhe ekspertëve nga fusha përkatëse; mbështetjen për veprimtari hulumtuese dhe ngjarje të lidhura me statistikën dhe ekonominë, si dhe në iniciativa të tjera me interes të ndërsjellë.
Ky bashkëpunim synon të forcojë lidhjen ndërmjet komunitetit akademik dhe sektorit publik, si dhe t’u ofrojë studentëve mundësi për të mësuar në mënyrë praktike dhe për të aplikuar njohuritë e fituara.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025