Seanca e 56-të e Komisionit të Statistikave të OKB – trupi më i lartë për vendimmarrje për aktivitetet ndërkombëtare statistikore
Tema kryesore e seancës ishte “Të dhëna më të mira, për jetë më të mirë”, ndërsa anëtarët e Komisionit të Statistikave, ndër të tjera, diskutuan dhe miratuan dy rezoluta – “Sistemi i llogarive kombëtare 2025” dhe “Programi botëror i regjistrimit të popullsisë dhe të banesave për vitin 2030”
Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov, mori pjesë në seancën e 56-të të Komisionit të Statistikave të Kombeve të Bashkuara që u mbajt në Nju Jork, nga data 4 deri më 7 mars 2025.
Komisioni i Statistikave i Kombeve të Bashkuara (UNSD), i cili është i përbërë nga drejtues të instituteve kombëtare të statistikave të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, është organi më i lartë i sistemit ndërkombëtar të statistikave me të drejtë vendimmarrjeje për çështje që lidhen me aktivitetet statistikore në botë, veçanërisht në përcaktimin e standardeve statistikore, zhvillimin e koncepteve dhe metodave dhe zbatimin e tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Tema kryesore e seancës ishte “Të dhëna më të mira, për jetë më të mirë”, ndërsa anëtarët e Komisionit të Statistikave, ndër të tjera, diskutuan dhe miratuan dy rezoluta – “Sistemi i llogarive kombëtare 2025” dhe “Programi botëror i regjistrimit të popullsisë dhe të banesave për vitin 2030”. Përveç kësaj, u miratua një kornizë e reviduar për indikatorët e zhvillimit të qëndrueshëm.
Për më tepër, z. Stankov pati një takim zyrtar me drejtoreshën e Eurostatit, znj. Mariana Koceva, ku diskutuan për intensifikimin e mbështetjes së vazhdueshme të Eurostatit për ESHS-në dhe rritjen e grupit të të dhënave që Eurostati publikoi për vendin tonë. Po ashtu, pati një takim bilateral edhe me presidentin e Entin e Statistikave të Hungarisë, z. Aron Kinçesh, ku u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer i deritanishëm ndërmjet dy enteve, u shqyrtuan fushat e mundshme statistikore për përmirësim dhe zgjerim dhe u diskutua për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025