Takim pune me Institutin e kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar
Enti Shtetëror i Statistikës, në procesin e implementimit të versionit të ri të Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (rev. 2.1)
Enti Shtetëror i Statistikës, në procesin e implementimit të versionit të ri të Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (rev. 2.1), realizon takime me subjektet të cilët drejtpëdrejtë e zbatojnë veprimtarinë e tyre të përditshme. Në këtë drejtim, më 5.12.2024, është mbajtur takim pune i përfaqësuesve të Entit Shtetëror të Statistikës me Institutin e Kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar (ISOS).
Në takim, ESHS prezanton procesin e zbatimit të KNV rev. 2.1 si një standard kombëtar i detyrueshëm që është plotësisht në përputhje me standardin evropian NACE (Nomenclature statistique des Activités économiques dans la Communauté Éuropéenne). Ky standard i definon aktivitetet ekonomike dhe i klasifikon subjektet afariste dhe njësitë brenda subjekteve afariste, dhe është dedikuar për përdorim në bazat e të dhënave zyrtare dhe administrative, për nevoja administrative, statistikore dhe analitike në shoqërinë në tërësi dhe siguron të dhëna dhe informacione të krahasueshme ndërkombëtarisht.
Përfaqësuesit nga ESHS shpjeguan strukturën e klasifikimit, lidhjet korresponduese midis versionit të mëparshëm dhe atij të ri, si dhe i njoftuan të pranishmit me mënyrën se si statistikat përcaktojnë veprimtarinë kryesore të subjektit afarist të cilat në punën e tyre afariste kryen më shumë veprimtari, e njohur si Top-down metoda.
Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me qëllim të zbatimit të drejtë të versionit të ri të Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (rev. 2.1). ESHS bashkëpunon edhe me subjekte të tjera , të cilat në punën e tyre përdorin këtë standard kombëtar.
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025