Librat

Gratë dhe Burrat në Maqedoninë e Veriut, 2025

Bashkëpunimi ndërmjet ESHS-së dhe UN Women ishte kyç për përmirësimin e cilësisë dhe shtrirjes së statistikave gjinore në vend. Ky partneritet siguron që të dhënat jo vetëm që u përmbahen standardeve ndërkombëtare, por i adresojnë edhe nevojat specifike të peizazhit politik të vendit

Statistikat gjinore luajnë një rol kyç në formësimin e politikave dhe iniciativave që synojnë arritjen e barazisë gjinore. Ato ofrojnë dëshmi empirike që kontribuojnë për marrjen e vendimeve, i nxjerrin në pah dallimet dhe e ndjekin progresin me kalimin e kohës. Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka qenë në krye të mbledhjes, analizimit dhe shpërndarjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë në vendin tonë, duke nxitur kështu një kuptim më të thellë të dinamikës midis grave dhe burrave në sektorë të ndryshëm. 

Që nga fillimi i tij në vitin 2000 e deri më sot, botimi “Gratë dhe Burrat në Maqedoninë e Veriut” ka shërbyer si një gur themel, duke ofruar njohuri mbi karakteristikat demografike, arsimore dhe ekonomike të popullsisë. Ky edicion i katërmbëdhjetë e vazhdon traditën e ofrimit të të dhënave statistikore gjithëpërfshirëse dhe të përditësuara, gjë që e reflekton angazhimin e ESHS-së për ruajtjen e vazhdimësisë së të dhënave, njëkohësisht duke prezantuar tregues të rinj që i pasqyrojnë tendencat dhe sfidat e reja. 

Bashkëpunimi ndërmjet ESHS-së dhe UN Women ishte kyç për përmirësimin e cilësisë dhe shtrirjes së statistikave gjinore në vend. Ky partneritet siguron që të dhënat jo vetëm që u përmbahen standardeve ndërkombëtare, por i adresojnë edhe nevojat specifike të peizazhit politik të vendit. Treguesit e prezantuar u mundësojnë palëve të interesuara ta monitorojnë efektivitetin e iniciativave për barazi gjinore dhe t’i identifikojnë fushat për të cilat është e nevojshme ndërhyrje e mëtejshme. 

Duke shqyrtuar tendencat në arsim, punësim, shëndetësi dhe vendimmarrje, ky botim ofron një këndvështrim të nuancuar mbi progresin dhe ngecjet në punën për barazi gjinore. Ai shërben si një mjet thelbësor për hartuesit e politikave, studiuesit dhe avokuesit që janë të përkushtuar për krijimin e një shoqërie të barabartë, ku mundësitë dhe rezultatet nuk përcaktohen nga gjinia. 

Gratë dhe Burrat në Maqedoninë e Veriut, 2025


  • Gratë dhe Burrat në Maqedoninë e Veriut, 2025