Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Librat

Maqedonia e Veriut në shifra, 2025

Para nesh është botimi më i ri i librit „Maqedonia e Veriut në shifra”, një prezantim statistikor që pasqyron gjendjen demografike dhe socio-ekonomike në vend.

Duke u nisur me të dhënat e statistikave të përgjithshme dhe rajonale, ato të popullsisë
dhe statistikave sociale, pastaj duke vazhduar me të dhënat për ekonominë, financat, të
ardhurat, konsumin dhe çmimet, si dhe të dhënat për bujqësinë, industrinë, ndërtimtarinë,
energjetikën dhe tregtinë, prezantimi ynë statistikor shpien drejtë të dhënave për
transportin dhe turizmin, ndërsa prezente është edhe krahasueshmëria e të dhënave
statistikore të vendit me vendet e Bashkimit Evropian e më gjërë.
Edhe pse i vogël sipas formatit, ky publikim në vete përmban të dhëna dhe informacione
të shumta nga hulumtimet e realizuara statistikore të cilat janë të paraqitura në tabela,
grafikone dhe harta. Paraqitja e tyre në këtë mënyrë, bën që të dhënat statistikore të
jenë më të kuptueshme dhe më të lehta për përdorim.
Shpresojmë se ky botim xhepi, i pasur përmbajtësisht, do të gjej zbatim të gjërë në
shoqëri dhe do të jetë një doracak i dobishëm në punët e përditshme.

Maqedonia e Veriut në shifra, 2025


  • Maqedonia e Veriut në shifra, 2025