zakonski akti....

Programi i hulumtimeve statistikore

Programi i hulumtimit statistikor është akt nënligjor në të cilin janë të numëruara të gjitha hulumtimet statistikore prej të cilave prodhohen të dhëna statistikore zyrtare duke aplikuar standarde, metoda dhe teknika statistikore.

Programi i hulumtimit statistikor 2023-2027 është program gjashtëvjeçar i miratuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas miratimit të Ligjit të statistikave shtetërore.

Qëllimi i Programit është:

  • Të siguroj kornizë të prodhimit statistikor, d.m.th. të përcaktojë hulumtimet statistikore që do të zbatohen në periudhën e caktuar pesëvjeçare, me definimin e elementeve bazë të hulumtimeve.
  • Të informojë përdoruesit (organet e pushtetit shtetëror, njësitë e vetëqeverisjes lokale, subjektet afariste, komunitetin shkencor, mediat, institucionet ndërkombëtare dhe publikun e gjerë) për të dhënat që do të prodhohen si të dhëna statistikore zyrtare nga ana e ESHS-së dhe prej bartësve tjerë të autorizuar.

Të dhënat zyrtare statistikore nga fusha e demografisë, ekonomisë, financave, sferës sociale, bujqësisë, mjedisit jetësor etj., do të jenë bazë për:

  • Sjelljen e vendimeve në të gjitha sferat e veprimtarive ekonomike, sociale dhe të tjera nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministritë kompetente dhe të tjera.
  • autoritetet shtetërore në nivel qendror dhe lokal
  • Vendimmarrja nga menaxherët në sektorin privat dhe publik
  • Mbështetja e kërkimit shkencor si segment shtytës i zhvillimit
  • Sigurimi i të dhënave të krahasueshme për zhvillimin e vendit, për shkak të krahasimit me vendet e tjera të rajonit, kandidatët për anëtarësim dhe anëtarët e Bashkimit Evropian, si bazë për afrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
  • Afrimi i sistemit statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Sistemin Statistikor Evropian (ESS),
  • Vlerësimi i investitorëve të huaj për mundësitë dhe rentabilitetin e investimeve në sferat e interesit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Dokumentin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: Programi i hulumtimit statistikor 2023-2027