Bashkëpunimi ndërkombëtar

Integrimi evropjan

Të qenurit në hap me kohën dhe zbatimi i suksesshëm i standardeve statistikore evropiane janë vetëm disa nga sfidat me të cilat Enti Shtetëror i Statistikës është përballur me sukses për më shumë se 25 vjet. ESHS nuk e ka neglizhuar obligimin për harmonizimin e statistikave të Maqedonisë me legjislacionin e BE-së sepse përmirësimi dhe modernizimi i sistemit statistikor është misioni ynë i vazhdueshëm.

Roli i Entit Shtetëror të Statistikës në procesin e aderimit drejt Bashkimin Evropian


Marrëveshja e stabilizim asociimit

Enti Shtetëror i Statistikës është drejtpërdrejt i përfshirë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), të cilën Republika e Maqedonisë e nënshkroi në vitin 2001. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës është anëtar i Komitetit të punës për Integrime evropiane. Si rezultat i nivelit të lartë të harmonizimit të parimeve të statistikave zyrtare të Kombeve të Bashkuara dhe Eurostatit, Enti Shtetëror i Statistikës, me nënshkrimin e MSA-së, ka marrë një rol të dyfishtë në statistikat zyrtare në vend. Në proceset e zbatimit të MSA-së, Enti Shtetëror i Statistikës ka detyrimin të ofrojë të dhëna statistikore të besueshme, objektive, të sakta, në kohë dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht, në përputhje me nevojat në të gjitha fushat e MSA-së nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër Enti është koordinator i Sistemit kombëtar të statistikave dhe ka detyrimin të sigurojë të dhëna statistikore të besueshme, objektive, të sakta dhe në kohë për nevojat e bartësve të politikave në vend.

Skriningu

Qëllimi i skriningut është që t’i njoftoj vendet kandidate me ligjin e Bashkimit Evropian dhe t’i përgatis për negociata. Nga ana tjetër, synon gjithashtu t'i mundësojë Komisionit Evropian të vlerësojë nivelin e gatishmërisë së vendeve kandidate, të informohet për planet e tyre dhe të marrë udhëzime paraprake për çështjet që do të jenë më të rëndësishme në negociata.
Kapitulli 18 Statistikat është pjesë e grupit të parë të kapitullit, Vlerat themelore. Aktivitetet në këtë kapitull i mundësojnë Sistemit Kombëtar Statistikor të përmbushë në mënyrë adekuate kërkesat e së drejtës së BE-së në fushën e statistikave. Rregullat e BE-së kërkojnë, sipas Kapitullit 18 të ligjit të BE-së, që shtetet anëtare të jenë në gjendje të prodhojnë statistika që bazohen në pavarësinë profesionale, paanshmërinë, besueshmërinë, transparencën dhe konfidencialitetin. Janë parashikuar rregulla të përbashkëta për metodologjinë, përpunimin dhe shpërndarjen e informacioneve statistikore.
Për Kapitullin 18 Statistikat, deri më tani janë zhvilluar tre takime dypalëshe në kuadër të skriningut. Vlerësimi i Komisionit Evropian është se statistikat zyrtare të Maqedonisë kanë arritur një nivel të lartë të harmonizimit me legjislacionin evropian dhe standardet ndërkombëtare.