Kodeksi i punës i statistikës evropiane
Kodeksi i punës së statistikës evropiane është sjell nga ana e Komitetit të sistemit statistikor evropian me 28 shtator 2011

Shtetet anëtare të Sistemit Statistikor Evropian përpiqen për bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërveprim të vazhdueshëm me përdoruesit në përputhje me parimet e Kodit të punës së statistikave evropiane dhe parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, duke përfshirë angazhimin e menaxhmentit, partneritetin, kënaqësinë e punonjësve dhe mbindërtimin e vazhdueshëm, krahas integrimit dhe harmonizimit.
Kodeksi i punës së statistikave evropiane bazohet në 15 parime në fushën e mjedisit institucional, proceseve të prodhimit statistikor dhe rezultateve statistikore.
Për secilin prej parimeve ka një sërë treguesish të praktikës së mirë që përfaqësojnë pika referimi për monitorimin dhe implementimin e Kodeksit. Kriteret e cilësisë së statistikave evropiane janë të përcaktuara në Ligjin për statistikat evropiane2.
Organizatat statistikore3 që përbëhen nga Komisioni (Eurostat), institutet kombëtare statistikore dhe autoritetet e tjera kombëtare përgjegjëse për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave evropiane4, së bashku me qeveritë, ministritë dhe Këshillin Evropian, marrin përsipër të respektojnë Kodeksin.
Parimet e Kodeksit të punës, së bashku me parimet e përgjithshme të menaxhimit të cilësisë, përbëjnë një kuadër të përbashkët për cilësinë në Sistemin statistikor evropian.
1. Rregullorja (ES) 223/2009, neni 4
2. Rregullorja (ES) 223/2009, neni 12
3. Rregullorja (ES) 223/2009, neni 4 dhe 5
4. Rregullorja (ES) 223/2009, neni 1
Në Kodeksin e punës, “organe të tjera kombëtare përgjegjëse për zhvillimin, prodhimin dhe
shpërndarjen e statistikave evropiane" emërtohen si "organe të tjera statistikore".