Organizimi

Këshilli i statistikave

Këshilli i Statistikave i Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqet trup profesional dhe këshilldhënës i statistikës shtetërore

Këshilli i Statistikave i Republikës së Maqedonisë së Veriut është organ profesional dhe këshilldhënës i statistikave shtetërore.
Këshilli përbëhet nga kryetari dhe 13 anëtarë të cilët emërohen dhe shkarkohen nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Entit është anëtar i Këshillit me funksion.

  • Kryetari i Këshillit të Statistikave:

Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër

  • Anëtarët e Këshillit:
  1. dr. Dejan Stankov, ushtrues detyre i drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikave;
  2. Ilir Selmani, këshilltar shtetëror parlamentar e sistemit ekonomik në shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  3. Bari Iseni, shef i sektorit të Thesarit në Ministrinë e Financave;
  4. Liliana Torova, zëvendësdrejtoreshë e drejtorisë së statistikave në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  5. Orce Gjorgjievski, kryetar i komunës së Kisella Vodës;
  6. Vladanka Trajkoska, kryetare e Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë, me propozim të Këshillit ekonomik dhe social;
  7. Jasmina Çaushoska, bashkëpunëtore në Qendrën maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar;
  8. Sasho Despotoski, bashkëpunëtor në Odën Ekonomike të Maqedonisë;
  9. Orce Simov, nënkryetar i Bashkimit të Odave Ekonomike të Maqedonisë;
  10. Menderes Kuçi, me propozim të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore
  11. Prof. Dr. Marija Trpkova Nestorovska, profesoreshë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup;
  12. Prof. dr. Aneta Cekiq, profesoreshë në Institutin për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup;
  13. Prof.dr.Ivan Radevski, profesor jo i rregullt në Institutin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematikore në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” – Shkup

Kryetari dhe anëtarët e tjerë janë përfaqësues të:

  • Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Ministrisë së Financave,
  • Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes vendore,
  • Këshilli Ekonomik dhe Social,
  • organizatat joqeveritare,
  • odat ekonomike dhe
  • institucionet shkencore

Këshilli kryen këto detyra:

  • Diskutimi i parimeve bazë të Programit të hulumtimit statistikor;
  • Jep mendim për propozimin e miratimit të Programit;
  • Jep sugjerime dhe propozime lidhur me bazat metodologjike të hulumtimeve statistikore të Entit dhe të bartësve të autorizuar;
  • bën propozime Entit për ndryshime dhe plotësime në Program;
  • Jep mendim për ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Program;
  • Jep mendim për Raportin Vjetor të Entit për zbatim të Programit;
  • Jep mendime dhe propozime sipas ligjeve dhe rregulloreve të tjera në fushën e statistikave shtetërore;
  • Propozon modernizimin dhe racionalizimin e statistikave shtetërore;
  • Propozon avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e statistikave.