Dr. Dejan Stankov është drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë që nga gushti i vitit 2024. Para emërimit të tij, ai ka punuar si këshilltar i pavarur – analist në Drejtorinë e Statistikës në Bankën Popullore, përgjegjës për statistikat e jashtme. Ai ka përvojë të pasur në fushën e statistikave zyrtare, përfshirë edhe detyrën e zëvendësdrejtorit të Entit Shtetëror për Statistikë. Karriera e tij profesionale është pasuruar edhe me një praktikë në Zyrën Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat), si statistikan i ri në vitin 2011.
Stankov është doktor i shkencave ekonomike dhe mban titullin docent për një grup lëndësh në fushën e financave në Fakultetin e Ekonomisë së Biznesit dhe Shkencave Organizative pranë Universitetit Amerikan Kolegj në Shkup.
Ai është anëtar i Grupit të Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe Ndërtim të Kapaciteteve për Statistikë, si pjesë e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Ka marrë pjesë në konferenca, seminare, punëtori dhe takime të shumta të grupeve të ekspertëve në kuadër të Sistemit Evropian të Statistikave, si dhe në kurse intensive në fushën e statistikës të organizuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.