Kjo njësi propozon dhe përgatit draft analizën funksionale të vendeve të punës në Entin Shtetëror të Statistikës, ofron mbështetje metodologjike, organizative dhe teknike në përgatitjen e akteve për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, bën planifikimin e numrit të realizuesve të nevojshëm për çdo vend pune, në aspekt cilësor dhe sasior, ofron mbështetje profesionale - operative në zbatimin e procedurave për plotësimin e një vendi të lirë pune dhe merr pjesë në punën e komisionit të përzgjedhjes së nëpunësve shtetëror.