Identiteti vizuel

Identiteti vizuel

Dizajni i ri i faqes së internetit ka për qëllim përmirësimin e qasjen dhe qartësinë e të dhënave statistikore dhe mundëson një qasje më të thjeshtë dhe më të shpejtë në informacionet më të fundit

Faqja e re e internetit është pjesë e përpjekjeve të Entit Shtetëror të Statistikës për të siguruar më shumë transparencë dhe kuptueshmëri të të dhënave statistikore. Faqja e ridizajnuar është e orientuar ndaj përdoruesit, e modernizuar dhe e optimizuar për të gjitha llojet e pajisjeve, me qëllim që të plotësojë nevojat e përdoruesve dhe të lehtësojë procesin e përdorimit të informacionit statistikor. 

Dizajni i ri i faqes së internetit ka për qëllim përmirësimin e qasjen dhe qartësinë e të dhënave statistikore dhe mundëson një qasje më të thjeshtë dhe më të shpejtë në informacionet më të fundit. Me dizajnin modern dhe përmbajtjen e organizuar qartë, vizitorët mund të kërkojnë dhe shkarkojnë të dhëna nga fusha të ndryshme, siç janë demografia, ekonomia, tregu i punës, standardi i jetesës, tregtia e jashtme, industria, arsimi, mjedisi jetësor dhe të tjera. 

Kur flasim për produktet statistikore, qëllimi ynë është të stimulojmë interesin për përdorimin e tyre. Faqja e re e internetit publikohet në kuadër të shënimit të 80-vjetorit të statistikës zyrtare në vend. Si një institucion me traditë të gjatë, koordinues i sistemit statistikor nacional, identiteti vizual i institucionit është shumë i rëndësishëm dhe ka një rënëdsie të madhe për njohjen e të dhënave statistikore zyrtare si zgjedhja e parë në përdorimin e të dhënave. Me faqen e re të internetit, logon e re dhe url-në e re, ne fillojmë procesin e ribrendimit të institucionit. 

Zgjidhja ideore e logos është bazuar në kolona, të cilat zakonisht përdoren për paraqitjen grafike të të dhënave. Tre kolonat përfaqësojnë aktivitetin kryesor të Entit, ndërsa rritja graduale e lartësisë së tyre asocon me zhvillimin. 
Në pjesën e sipërme, kolonat janë të lidhura me elemente horizontale, duke formuar shkronjën "M", shkronjën e parë të "statistikës së Maqedonisë". Ky simbol gjithashtu asocon në ndërtesë – institucion, stabilitet, rritje, sukses

Ngjyrat që përdoren në logo janë në gamën e ngjyrave të zjarrta, d.m.th. një përzierje e ngjyrës së verdhë dhe të kuqe – ngjyrat e flamurit tonë, në disa gradacione. Kjo përzgjedhje ngjyrash simbolizon lëvizje, rritje, pozitivitet, optimizëm. Ngjyrat janë të përzgjedhura në mënyrë që të jenë të dukshme edhe në sfond të ndritshëm, edhe në sfond të errët. 

Të gjitha këto aktivitete kanë për qëllim të reflektojnë përpjekjet për modernizimin e institucionit dhe të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë dhe vlerën e të dhënave statistikore. Statistikat zyrtare janë sinonim i statistikave cilësore dhe ndërkombëtarisht të krahasueshme, të prodhuara me zbatimin e procedurave adekuate statistikore, pa ndikime të jashtme. Ato përfaqësojnë një pasuri publike dhe një vlerë themelore për demokracinë, ekonominë e tregut dhe zhvillimin e ardhshëm të shtetit.

Skema kolorite

Sfonde të rekomanduara