Politika e disiminimit
Politika e disiminimit është dokument që është në përputhje me dokumentet ekzistuese strategjike të Entit Shtetëror të Statistikave: Planin strategjik, Strategjinë e diseminimit dhe Politikën e cilësisë. ESHS bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar diseminim efikas të produkteve dhe shërbimeve të saj

Që të dhënat të bëhen të disponueshme për përdoruesit, është e nevojshme që një numër i madh i bazave të të dhënave, të grumbulluara nga hulumtimet statistikore, të transformohen në informacione koncize dhe relevante që do të bëhen të disponueshme për përdoruesit nëpërmjet produkteve të ndryshme të disiminimit.
Në këtë mënyrë, ESHS-ja plotëson nevojat e grupeve të ndryshme të përdoruesve, dhe mbi të gjitha, përmbush detyrën kryesore të statistikave zyrtare për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë të dhëna statistikore në mënyrë të paanshme, objektive, profesionale dhe transparente, duke i trajtuar të gjithë përdoruesit në mënyrë të barabartë.
ESHS është e përkushtuar për të ofruar të dhëna cilësore, në kohë dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht për kushtet dhe lëvizjet në ekonomi, demografi dhe shoqëri, të cilat janë të nevojshme për vendimmarrje dhe politikëbërje, si dhe për qëllime hulumtuese shkencore. Disiminimi gjithashtu luan një rol në përmirësim e njohjes statistikore të publikut.
Që të arrihen këto objektiva, publikimi i të dhënave duhet të jetë në përputhje me:
- Ligjin për statistikat shtetërore;
- Programin për hulumtime statistikore;
- Strategjinë e shpërndarjes;
- Politikën e cilësisë;
- Kodeksin e punës së statistikave evropiane;
- dhe udhëzime dhe procedura të tjera të brendshme.
Duke marrë parasysh praktikat e përbashkëta të disiminimit dhe nevojat kombëtare, ESHS në veprimtarinë e saj të shpërndarjes punon në bazë të parimeve të mëposhtme: rëndësia, disponueshmëria dhe qartësia, paanshmëria dhe objektiviteti, afati kohor dhe saktësia, koherenca, krahasueshmëria dhe besimi.
Dokumentin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: Politika e disiminimit.