Politika e Integritetit

Politika e Integritetit

Organet shtetërore dhe institucionet e sektorit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut e pranojnë integritetin si themel të qeverisjes së mirë dhe një përgjigje strategjike dhe të qëndrueshme ndaj korrupsionit. Integriteti është thelbësor për prosperitetin ekonomik, shoqëror dhe social

Organet shtetërore dhe institucionet e sektorit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut e pranojnë integritetin si themel të qeverisjes së mirë dhe një përgjigje strategjike dhe të qëndrueshme ndaj korrupsionit. Integriteti është thelbësor për prosperitetin ekonomik, shoqëror dhe social.

Integriteti nënkupton kryerjen në mënyrë ligjore, të pavarur, të paanshme, etike, të përgjegjshme dhe transparente të detyrave, me anë të së cilës zyrtarët ruajnë reputacionin e tyre dhe reputacionin e institucionit në të cilin janë person përgjegjës, reskeptivisht janë të punësuar, eliminojnë rreziqet dhe largojnë dyshimet për mundësinë e shfaqjes dhe zhvillimit të korrupsionit, dhe në këtë mënyrë sigurojnë besimin e qytetarëve në kryerjen e funksioneve publike dhe në punën e institucioneve publike.

Forcimi dhe rritja e integritetit është një mision dhe përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve në sistem dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Duke pranuar politikën e integritetit, Enti Shtetëror i Statistikës obligohen në:

  • krijimin e një sistemi të integritetit në institucione,
  • zbatimin dhe mbështetjen e sistemit të integritetit dhe
  • monitorimin dhe raportimin mbi zbatimin e sistemit të integritetit.

Enti Shtetëror i Statistikës i informon anëtarët e sektorit privat, shoqërinë civile dhe qytetarët për politikën e saj të integritetit, duke u kërkuar atyre, si partnerë në proces, të respektojnë vlerat dhe standardet e përcaktuara në marrëdhëniet me organet shtetërore dhe institucionet e sektorit publik.

Dokumentin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: Politika e Integritetit

Plani vjetor për vlerësimin e rreziqeve nga korrupsioni
Rregullat për trajtimin e dhuratave, përfitimeve dhe mikpritjes
Rregullat e sjelljes së punonjësve (Kodi Etikë)
Udhëzime për mënyrën se si të veproni gjatë raportimit të brendshëm të mbrojtur
Udhëzime mbi mënyrën e zbatimit të prokurimit publik
Udhëzime për parandalimin e konfliktit të interesave
Udhëtime jashtë vendit
Rregullore për mënyrën e zbatimit të ndarjes së brendshme të buxhetit të përgjithshëm të miratuar, marrjen e detyrimeve financiare dhe kryerjen e pagesave në ESHS
Udhëzime, pjesëmarrje në takime të organizuara në vend