Politika e privatësisë
Politika e privatësisë ofron informacion të përgjithshëm në lidhje me përpunimin e të dhënave personale kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe/ose përdorni ndonjë nga shërbimet tona nëpërmjet saj.

Mbledhim vetëm ato të dhëna personale që janë të nevojshme për të kryer detyrat dhe kompetencat tona ligjore.
Kontrolluesi i mbledhjeve të të dhënave personale
Kontrolluesi i të dhënave personale është Enti Shtetëror i Statistikave (në tekstin e mëtejmë: ESHS), me seli në rr. “Dame Gruev” nr. 4, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
ESHS është organizatë profesionale dhe e pavarur në kuadër të administratës shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Funksionet themelore të institucionit janë mbledhja, përpunimi dhe shpërndarja e të dhënave statistikore për dukuritë demografike, sociale dhe ekonomike në shoqërinë e Maqedonisë.
Gjithashtu Enti Shtetëror i Statistikave është bartësi dhe koordinatori kryesor i sistemit statistikor të vendit, është institucioni përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e statistikave, si dhe për përcaktimin e metodologjive dhe standardeve statistikore dhe për sigurimin e mbrojtjes së të dhënave individuale që mbledhen nga personat fizikë dhe juridikë.
Cilat të dhëna grumbullojmë?
Mund të grumbullojmë të dhëna në lidhje me kategoritë e mëposhtme të personave:
- Vizitorët e faqes sonë të internetit www.stat.mk. Zakonisht mbledhim të dhëna navigimi (shih më poshtë) që përdoren për të analizuar të dhënat nga vizitat në faqen tonë të internetit. Më shumë rreth përdorimit të biskotave: lexoni politikën tonë të biskotave .
- Personat që kërkojnë qasje në informacione publike bazuar në Ligjin për qasje të lirë në informata publike. Për të proceduar kërkesat për qasje në informata nga kërkuesit, kërkohet që të dorëzojnë të dhëna të caktuara në bazë të Ligjit për qasje të lirë në informata publike.
Kategoritë e të dhënave që përpunohen
- Të dhënat e navigimit
Kur vizitoni faqen tonë të internetit, regjistrat me të dhënat e mëposhtme krijohen në server për çdo vizitor:
- Adresa juaj e Protokollit të Internetit (IP);
- Pajisja nga e cila ju aksesoni, lloji dhe modeli;
- Sistemi juaj operativ;
- Lloji i motorit të kërkimit, plugins dhe versionit;
- Faqet që vizitoni në faqen tonë të internetit dhe koha që kaloni në secilën faqe;
- URL-ja e faqes që ju referoi në faqen tonë të internetit dhe, në disa raste, termat që keni përdorur në përpjekjen për të gjetur faqen e ESHS-së;
- Gjuha e shfletuesit që po përdorni;
- Shteti (përcaktohet nga adresa IP).
Serverët i mirëmbajmë në mënyrë të pavarur dhe kryejmë të gjitha aktivitetet e faqes së internetit brenda vendit, duke përfshirë regjistrat që krijohen dhe analizën e të dhënave të transmetuara nga vizitat në faqen tonë të internetit.
2. Të dhënat që përdoruesit ofrojnë vullnetarisht
Të dhënat personale që ne mbledhim gjatë vizitës suaj në faqen tonë të internetit janë ato që ju i dorëzoni vullnetarisht për qëllime specifike për të na mundësuar të ushtrojmë kompetencat tona si marrja e njoftimeve me email, kërkesat për të dhëna.
Mund të mbledhim disa nga kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale: emri dhe mbiemri, emaili, telefoni, adresa, qyteti, shteti.
Raportet tona vjetore zakonisht raportojnë informacione për numrin e kërkesave në një formë joidentifikuese.
Si i mbledhim të dhënat personale?
Të dhënat personale i mbledhim përmes kanaleve të ndryshme, duke përfshirë:
- nëpërmjet përdorimit të faqes sonë të internetit, duke përfshirë këtu formularët e aplikimit;
- përmes e-mailit tonë: info@stat.gov.mk;
- me postë;
- me faks;
Koha e ruajtjes së të dhënave të mbledhura
Të dhënat që mbledhim mbahen në përputhje me ligjin dhe periudhën e nevojshme për të arritur qëllimin e përpunimit.
Ndryshimi i politikës së privatësisë
Politika e privatësisë do të ndryshohet dhe plotësohet në mënyrë adekuate sipas ndryshimeve dhe aktiviteteve tona.