Politikat dhe strategjitë

Strategjia e meta të dhënave, 2013-2015

Strategjia e meta të dhënave paraqet drejtimin se si do të strukturohen meta të dhënat, cilat standarde të meta të dhënave do të miratohen, ku dhe si do të futen dhe si ruhen, arsyet e përdorimit të tyre dhe si do të zbatohen në arkitekturën e përgjithshme të sistemit të të dhënave të prodhimit statistikor.

Meqenëse meta të dhënat statistikore bëhen pjesë e domosdoshme dhe e rëndësishme e informacionit statistikor për të gjitha palët e përfshira (ofruesit e të dhënave, prodhuesit e të dhënave dhe përdoruesit e të dhënave), është mjaft e sigurt që Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka detyrim dhe do të realizojë një përfitim të konsiderueshëm nga hyrje në sistemin e vet të meta të dhënave.

Për të arritur këtë, ESHS-ja duhet të sigurojë që modeli i zgjedhur i sistemit të meta të dhënave do të mbështesë punën e organizatës dhe do të ofrojë vlerë shtesë.

Është e rëndësishme që paraprakisht të planifikohet si duhet zhvillimi i sistemit të meta të dhënave, i cili do të duhet të zhvillohet dhe të përshtatet me çdo ndryshim në prodhimin statistikor.

E ardhmja e meta të dhënave statistikore qëndron në një qasje profesionale ndaj dizajnit të sistemit dhe zhvillimit të softuerit për të prodhuar aplikacione të ndërgjegjshme për meta të dhënat që mund të përdorin, regjistrojnë, paraqesin, përdorin dhe ripërdorin meta të dhënat dhe burimet shoqëruese që ata i mundësojnë.

Strategjia e meta të dhënave paraqet drejtimin se si do të strukturohen meta të dhënat, cilat standarde të meta të dhënave do të miratohen, ku dhe si do të futen dhe ruhen, arsyet e përdorimit të tyre dhe si do të zbatohen në arkitekturën e përgjithshme të sistemit të prodhimit të të dhënave statistikore.

Dokumentin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: Strategjia e Metadata 2013-2015