Raporti vjetor
Në pajtim me nenin 21 paragrafi 1 të Ligjit për statistikat shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 54/97, 21/07, 51/11, 104/13, 42/14, 192/15, 27 /16, 83/18 dhe 220/18 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 31/20), Enti Shtetëror i Statistikës (në tekstin e mëtejmë: ESHS) ka përgatitur Raportin Vjetor për punën dhe zbatimin e Programit të hulumtimeve statistikore për periudhën 2018-2022 në vitin 2022, nga aspekti i hulumtimit statistikor të realiyuar nga ESHS, por edhe nga bartësit e autorizuar që, sipas Programit, realizojnë hulumtime statistikore.

Raporti përbëhet nga pesë pjesë, katër prej të cilave i referohen aktiviteteve të ESHS-së, dhe një pjesë mbulon aktivitetet e bartësve të autorizuar, nga aspekti i realizimit të hulumtimeve statistikore nga Programi për të cilin janë përgjegjës.
Pjesa e parë e Raportit mbulon mjedisin institucional të ESHS-së dhe përmban të dhëna për kapacitetet administrative (burimet njerëzore dhe financiare, zhvillimi profesional i të punësuarve, auditimi i brendshëm, Këshilli për statistika të Republikës së Maqedonisë dhe Komisioni Koordinues), infrastrukturën statistikore, infrastrukturën e informacioneve dhe aktivitetet që lidhen me desiminimin e të dhënave të ESHS-së në vitin 2022.
Në pjesën e dytë të Raportit janë paraqitur të dhënat për aktivitetet e realizuara të ESHS-së nga aspekti i statistikave sipas sektorëve, respektivisht nga sektori për statistikat afariste, sektori për statistikat bujqësore dhe statistikat e mjedisit jetësor, sektori për statistikat sociale, sektori i Tregut të Punës dhe sektori i llogarive kombëtare.
Pjesa e tretë e Raportit ofron informacion mbi integrimin evropian dhe aktivitetet ndërkombëtare. Ai përmban aktivitetet e realizuara në vitin 2022 në drejtim të monitorimit të standardeve evropiane dhe aktivitetit ndërkombëtar. Enti Shtetëror i Statistikave e realizon veprimtarinë e tij ndërkombëtare duke marrë pjesë drejtpërdrejt në procesin e integrimit evropian të vendit, si dhe duke marrë pjesë në disa projekte ndërkombëtare që janë zbatuar në kuadër të ndihmës së huaj që u është siguruar ESHS-së.
Pjesa e katërt e Raportit përmban informacion dhe të dhëna për sfidat me të cilat përballet ESHS në vitin 2022.
Pjesa e pestë e Raportit përmban një pasqyrë të shkurtër të koordinimit të sistemit statistikor të vendit dhe realizimit të Programit për hulumtime statistikore nga bartësit e autorizuar në sistemin statistikor: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Financa, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave - Administrata për Çështje Hidrometeorologjike dhe Institutin për Shëndetin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Raportin vjetor mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: Raporti vjetor 2022