Vlerësimi i partneritetit
Vlerësimi i partneritetit është pjesë e strategjisë së Sistemit statistikor evropian për monitorimin e zbatimit të Kodit të punës së statistikave evropiane.

Vlerësimi i partneritetit është proces që synon vlerësimin e shkallës së përputhshmërisë/harmonizimit me sistemin statistikor evropian dhe Kodin e punës së statistikave evropiane dhe ofrimin e mbështetjes dhe asistencës për institucionet statistikore për të përmirësuar dhe zhvilluar sistemin kombëtar statistikor.
Të gjitha vendet anëtare të BE-së, vendet e EFTA-s, Eurostat-i dhe vendet kandidate për në BE i nënshtrohen vlerësimit të partneritetit, për të cilat po përgatitet një metodologji më ndryshe. Në kuadër të ESS-së, deri më tani janë realizuar tre raunde vlerësimi: 2006-2008, 2013-2015 dhe 2021-2023, ndërsa sistemi statistikor i Maqedonisë është vlerësuar në vitet 2011 dhe 2017.
Në këtë proces, vlerësohen institucionet statistikore dhe bartësit e tjerë në sistemin statistikor që zhvillojnë, prodhojnë dhe shpërndajnë statistika evropiane.
Përfshirja e bartësve të tjerë të autorizuar që prodhojnë statistika evropiane është veçanërisht e rëndësishme për rritjen e bashkëpunimit, ndërgjegjësimin për Kodin e punës së statistikave evropiane dhe rolin e bartësve në sistemin statistikor.
Për zbatimin e procesit po përgatitet një paketë e tërë dokumentesh, të cilat miratohen nga Komiteti i sistemit statistikor evropian.
Procesi është afatgjatë dhe kompleks për sa i përket përgatitjeve, pasi që kërkon aktivitete të mëdha përgatitore dhe organizative dhe përfshirje dhe komunikim me palë të ndryshme (të brendshëm dhe të jashtëm).
Pas përfundimit të procesit, Eurostat përgatit raport mbi sistemin statistikor dhe një listë rekomandimesh, dhe institucionet brenda sistemit kombëtar statistikor duhet të përgatisin një plan veprimi për zbatimin e këtyre rekomandimeve. Eurostat monitoron zbatimin e rekomandimeve çdo vit.