Numri i bagëtisë dhe shpezëve, 2023
Në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022 numri i përgjithshëm i gjedhave është zvogëluar për 9.7%, ndërsa numri i derrave është rritur 5.9%.
Numri i përgjithshëm i gjedhave në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, është zvogëluar për 9.7%. Rënie e numrit të gjedhave është vërejtur tek ekonomitë bujqësore individuale, ndërsa te subjektet afariste është vërejtur rritje.
Numri i derrave në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, është rritur për 5.9%.
Rritje është vërejtur në dyja sektorët.
Numri i përgjithshëm i dhenve në vitin 2023 shënon rënie prej 9.2%. Në periudhën e njejtë, numri i dhive është rritur për 6.7%.
Numri i shpezëve në vitin 2023, krahasuar me vitin paraprak, është rritur për 11.8%.
Pikat kryesore
Numri i bagëtive në vitin 2023:
• Gjedhë – 148 693
• Derra – 193 412
• Dele – 587 073
• Dhi – 85 528
Tabelat

Kontakti
Përgatitur nga: Katarina Gjurgjulova AgovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: katarina.agovska@stat.gov.mk