Prodhimet organike, 2023
Pjesëmarrjen më të madhe në sipërfaqen e shfrytëzuar bujqësore me prodhimtari organike gjatë vitit 2023 zënë drithërat me 51 %
Në vitin 2023, me prodhime bujqësore organike janë marrë 888 prodhues.
Sipërfaqja e përgjithshme me prodhime bimore organike është 4 215 hektarë, prej cilëve 1 475 hektarë janë sipërfaqe të prodhimit organik në tranzicion.
Pjesëmarrje më të madhe prej 51%, respektivisht 2 158 hektarë në sipërfaqen bujqësore të shfrytëzuar me prodhimtari organike, zënë drithërat.
Në krahasim me vitin 2022, prodhimi organik i drithërave është zvogëluar për 5.6%, tek kulturat industriale prodhimtaria është zvogëluar për 17.0%, tek kulturat foragjere për 8.4%, prodhimtaria e perimeve është zvogëluar për 42.8%, ndërkaq tek pemët prodhimtaria është rritur për 16.4% dhe për4.6% është zvogëluar prodhimtaria organike e vreshtave.
Numri i përgjithshëm i gjedhave organike është 7 528 frymë dhe në numrin e përgjithshëm të gjedhave merr pjesë me 5.1%.
Pjesëmarrja e deleve organike në numrin e përgjithshëm të deleve është 20.5%, kurse dhitë organike në numrin e përgjithshëm të dhive marrin pjesë me 5.8%.
Prodhimtaria e mjaltit organik në vitin 2023 është rritur për 53.9% krahasuar me vitin 2022, ndërsa numri i familjeve të bletëve në të njejtën periudhë është rritur për 15.9%.
Pikat kryesore
Në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022:
- Sipërfaqe me prodhime organike bimorë -7.5%
- Gjedhe organike -3.7%
- Dele organike +15.9%
- Dhi organike -3.3%
- Familje të bletëve +15.9%
Tabelat

Grafiku
Sipërfaqet me prodhime bimore organike sipas grupit të kulturave dhe sipas viteve
në hektarë
Kontakti
Përgatitur nga: Urim AbaziTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: urim.abazi@stat.gov.mk