Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 10.2.2025.1

Prodhimet organike, 2024

Në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 toka e përpunuar me prodhimtari bujqësore organike është zvogëluar për 10.0 %

Në vitin 2024, me prodhim bujqësorë organik merreshin 873 prodhues.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 4 130 hektarë tokë e përpunueshme nga e cila 1 477 hektarë janë sipërfaqe të prodhimit organik në tranzicion.

Në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 toka e përpunuar me prodhimtari bujqësore organike është ulur për 10.0 %.

Me 1 862 hektarë pjesëmarrje më të madhe në sipërfaqen bujqësore  me prodhimtari organike zënë drithërat.

Në krahasim me vitin 2023 prodhimi organik i kulturave të drithërave është rritur për 10.8 %, tek kulturat industriale prodhimtaria është ulur për 48.4 %, tek kulturat foragjere prodhimtaria është rritur për 27.8 %, prodhimtaria e perimeve është ulur për 18.3 %, tek pemët prodhimtaria është rritur për 4.8 % dhe 33.1 % është ulur prodhimtaria organike e vreshtave.

Numri i përgjithshëm i gjedheve organike është 9 444 frymë dhe në numrin e  përgjithshëm të gjedheve merr pjesë me 6.6 %.

Pjesëmarrja e deleve organike në numrin e përgjithshëm të deleve është 20.9 %, kurse dhitë organike në numrin e përgjithshëm të dhive marrin pjesë me 5.2 %.

Prodhimtaria e mjaltit organik në vitin 2024 është ulur për 9.3 % krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i familjeve të bletëve në të njëjtën periudhë është rritur për 1.9 %.

Pikat kryesore

Në vitin 2024

  • Sipërfaqe me prodhim organik bimorë: 4 130 hektarë
  • Gjedhe organike: 9 444
  • Dele organike: 108 012
  • Dhitë organike: 5 065
  • Familje të bletëve: 11 153

Krahasuar me vitin 2023

  • Sipërfaqe me prodhim organik bimorë -10.0 %
  • Gjedhe organike +25.5 %
  • Dele organike -10.4 %
  • Dhitë organike +2.0 %
  • Familje të bletëve +1.9 %

 

Tabelat

1) Në vitin 2024, numri total përfshin edhe sipërfaqet e lëna djerrë, kështu që krahasimi me vitin e kaluar është i bërë duke marrë parasysh sipërfaqet e lëna djerrë të cilat nuk ishin të publikuara në vitin 2023, (373 hektarë)


Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Sipërfaqe me prodhime bimore organike sipas grupit të kulturave dhe sipas viteve

në hektarë

Kontakti

Urim Abazi
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: urim.abazi@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu