Prodhimi dhe shitja e asortimenteve pyjore, tremujori i parë i vitit 2025
Prodhimi total i produkteve pyjore në pyjet shtetërore në tremujorin e parë të vitit 2025 është rritur për 23.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024.
Prodhimi total i produkteve pyjore në pyjet shtetërore në tremujorin e parë të vitit 2025 arriti në 34 542m3 dhe është rritur t për 23.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024.
Rritje në prodhimin pyjor është vërejtur në trungjet e specieve halore dhe gjetherënëse, në nxjerrjen e drurit nga speciet halore, në dru të tjerë të rrumbullakët nga speciet halore dhe në dru zjarri nga speciet gjetherënëse.
Rënie në prodhimin pyjor është vërejtur në lëndën drusore halore dhe në drutë e zjarrit halore.
Në të njëjtën periudhë, shitjet e asortimenteve pyjore arritën në 26,619 m3, vërehet rritje prej 16.1%.
Pikat kryesore
Prodhimi i produkteve pyjore:
- Dru zjarri 26 656 m3
- Trungje 5 766 m3
Tabelat

Kontakti
Lençe PetrovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: lence.petrova@stat.gov.mk