Çmimi i energjisë elektrike dhe gazit natyror, gjysmëvjetori i parë, 2024
Rënie prej 9.1% e mesatares së çmimit të energjisë elektrike për ekonomi familjare në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024 krahasuar me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2023
Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024, çmimi mesatar i energjisë elektrike për ekonomi familjare është 6.625 denarë për KWh, që paraqet rënie prej 9.1% krahasuar me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2023.
Çmimi mesatar i energjisë elektrike, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, sillet nga 4.860 deri në 11.010 denarë për KWh sipas grupeve të konsumatorëve.
Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, sillet prej 786.198 deri në 1208.634 denarë për nm3 sipas grupeve të konsumatorëve.
Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për ekonomi familjare është 1679.526 denarë për GJ.
Pikat kryesore
Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024 krahasuar me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2023 kemi rënie të çmimit mesatar të:
• Energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, varion nga 11.2% deri në 29.8%.
• Gazit natyror për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, varion nga 2.4% deri në 17.4%.

Grafiku
Çmimet e energjisë elektrike, denarë / KWh,
Çmimet e gazit natyror, denarë /GJ
Kontakti
Përgatitur nga: Стојна МаневаTelefoni: +389 02 3295 666
e-mail: stojna.maneva@stat.gov.mk