Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 07.10.2025./2

Çmimi i energjisë elektrike dhe gazit natyror, gjysmëvjetori i parë, 2025

Çmimi mesatar i energjisë elektrike llogaritur për kWh për konsumatorët fundorë, përjashtuar ekonomit; familjare, në gjysmën e parë të vitit 2025, shënoi një rënie prej 8.7% krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2024

Çmimi mesatar i energjisë elektrike në gjysmën e parë të vitit 2025, pa TVSH për konsumatorët fundorë, përjashtuar ekonomitë familjare, ka lëvizur nga 5.611 deri në 15.403 denarë për kWh, në varësi të grupit të konsumatorëve. Çmimi mesatar i llogaritur ishte 7.945 denarë për kWh, që paraqet një ulje prej 8.7% krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2024.
Çmimi mesatar i energjisë elektrike për ekonomi familjare ishte 7.271 denarë për kWh, që paraqet një rritje prej 0.7% krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2024.
Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, sillet prej 881.518 deri në 1538.014 denarë për nm3 sipas grupeve të komsumatorëve. 
Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për ekonomi familjare është 2065.145 denarë për GJ

Pikat kryesore

Sipas grupit të konsumatorëve përfundimtarë, të klasifikuar sipas konsumit të tyre mesatar vjetor:

  • Ulja apo rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, varion nga një ulje prej 13.7% deri në një rritje prej 9.4%
  • Rritja e çmimit mesatar të gazit natyror për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, varion nga 3.6% deri në 10.2%.



MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Çmimet e energjisë elektrike, denarë / KWh,

Çmimet e gazit natyror, denarë /GJ

Kontakti

Стојна Манева
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: stojna.maneva@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Çmimi i energjisë elektrike dhe gazit natyror