Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME

Çmimi i energjisë elektrike, gazit natyror, gjysmëvjetori i dytë 2024

Ju informojmë se publikimi për gjysmën e dytë të vitit 2024 është publikuar sërisht më 02.05.2025 në linkun e mëposhtëm

Ju informojmë se publikimi për gjysmën e dytë të vitit 2024 është publikuar përsëri më 02.05.2025 në linkun e mëposhtëm.

Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2024, çmimi mesatar i energjisë elektrike për ekonomi familjare është 6.625 denarë për KWh, krahasuar me gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024 ka mbetur I pandryshuar. 

Çmimi mesatar i energjisë elektrike, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, sillet nga 5.863 deri në 11.976 denarë për KWh sipas grupeve të konsumatorëve. 

Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, sillet prej 828.163 deri në 1 404.270 denarë për nm3 sipas grupeve të konsumatorëve. 

Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për ekonomi familjare është 1 790.185 denarë për GJ.

Pikat kryesore

Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2024 krahasuar me gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024 kemi rritje të çmimit mesatar të:

• Energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, varion nga 8.8 % deri

në 56.2%. 

• Gazit natyror për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, varion nga 5.3% deri në 16.2%.



MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Çmimet e energjisë elektrike, denarë/KWh,

Çmimet e gazit natyror, denarë/GJ

Kontakti

Stojna Maneva
Telefoni: +389 02 3295 666
e-mail: stojna.maneva@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Çmimi i energjisë elektrike dhe gazit natyror