Çmimi i energjisë elektrike, gazit natyror në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2025
Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2025, vërehet rritje e lehtë e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, ndërsa për konsumatorët e tjerë çmimi i energjisë elektrike dhe çmimet e gazit natyror në përgjithësi janë në rënie.
Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2025, çmimi mesatar i energjisë elektrike, pa tatimin mbi vlerën e shtuar, për konsumatorët fundorë (përjashtuar amvisëritë) varion nga 5.820 deri në 15.340 denarë për kWh, sipas grupeve të konsumatorëve. Krahasuar me gjysmëvjetorin e mëparshme të vitit, çmimi mesatar për kWh është zvogëluar për 0,5 %.
Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë është 7.330 denarë për kWh, që paraqet rritje prej 0.8 % krahasuar me gjysmëvjetorin e parë të vitit 2025.
Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin mbi vlerën e shtuar, për konsumatorët fundorë (përjashtuar amvisëritë) varion nga 675 472 deri në 1 358.232 denarë për GJ, sipas grupeve të konsumatorëve. Në këtë kontekst, vërehet rënie e çmimit të gazit natyror nga 11.7 % deri në 23.4 % sipas grupeve të konsumatorëve.
Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për amvisëritë është 1 968.2 denarë për GJ dhe shënon rënie prej 4.7 %.
Pikat kryesore
Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me gjysmëvjetorin e parë të vitit 2025, çmimi mesatar i:
- Energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, në të gjitha grupet e shpërndara sipas konsumit vjetor, është zvogëluar për 0.5 %.
- Gazit natyror për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, shënon rënie nga 11.7 % deri në 23.4 %, sipas grupeve të konsumit vjetor.
MakStat baza
Grafiku
Çmimet e energjisë elektrike, denarë / KWh,
Çmimet e gazit natyror, denarë /GJ
Kontakti
Стојна МаневаTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: stojna.maneva@stat.gov.mk Ѓурѓица Милошевска
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: gjurgica.milosevska@stat.gov.mk