Korrigjim: Të dhënat për çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror për gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2024 i publikojmë sërish
Pas dorëzimit shtesë të raportit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, është bërë korrigjimi i çmimeve, tashmë të publikuara në publikimin e energjisë elektrike për ekonomitë familjare dhe konsumatorët industrial për gjysëmvjetorin e dytë të vitit 2024, publikuar me 01.04.2025
Në gjysëvjetorin e dytë të vitit 2024, çmimi mesatar i energjisë elektrike për ekonomitë familjare është 6,733 denarë për KWh, që paraqet rritje prej 1.6% krahasuar me gjysëmvjetorin e parë të vitit 2024. Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa TVSH për konsumatorët fundorë, përveq ekonomive familjare, sillet nga 5,863 në 14. 077 denarë për KWh për grup konsumatorësh.
Çmimi mesatar i gazit natyror pa TVSH-në për konsumatorët fundorë, duke përjashtuar ekonomitë familjare, sillet nga 828,163 deri në 1,404,270 denarë për GJ sipas grupeve të konsumatorëve.
Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për ekonomitë familjare është 1.790.185 denarë për GJ.
Pikat kryesore
Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2024 krahasuar me gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024 kemi rritje të çmimit mesatar të:
• Energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, sillet nga 19.2 % deri në 56.2%
• Gazit natyror për konsumatorët fundorë, përveç ekonomive familjare, sillet nga 5.3% deri në 16.2 %

Grafiku
Çmimet e energjisë elektrike, denarë / KWh,
Çmimet e gazit natyror, denarë /GJ
Kontakti
Përgatitur nga: Стојна МаневаTelefoni: +389 02 3295 666
e-mail: stojna.maneva@stat.gov.mk