Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 07.5.2025.1/12

Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, dhjetor 2025

Inflacioni në muajin dhjetor të vitit 2025 është 0.4% krahasuar me muajin paraprak

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2025, është 0.4%. 
           
Indeksit të kostos për jetesë në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shënoi rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 3.6%. 
         
Lëvizja e indeksit të çmimeve të konsumit në vitin 2025 ka qenë e ndryshme midis grupeve të veçanta të konsumit. 
                 
Rritje të indekseve është shënuar në të gjitha grupet: Restorane dhe hotele për 7.2%, Rekreacion dhe kulturë për 6.4%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 5.9%, Ushqime dhe pije joalkoolike për 5.2%, Mobilje, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 4.6%, Mallra dhe shërbime të tjera për 3.7%, Veshje dhe këpucë, Shëndeti për 3.1%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse për 1.8%, Komunikim për 1.3%, Transport për 0.8%, Arsimim për 0.1%. 
                   
Rritja e inflacionit në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me nëntorin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në grupet paraprake: Transport për 5.8%, Rekreacion dhe kulturë për 0.8%, Shëndeti për 0.7%, Mobilje, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.5%, Restorane dhe hotele për 0.4%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse për 0.2%, Mallra dhe shërbime të tjera, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.1%.
               
Në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me nëntorin e vitit 2025, u shënua rënie e kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: Ushqime dhe pije joalkoolike për 0.4% dhe Veshje dhe këpucë për 0.2%. 
                   
Kostoja e jetesës në grupet: Arsimim dhe Komunikim mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak. 
                     
Indeksi i kostos për jetesë në muajin dhjetor të vitit 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024, shënon rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 3.7%. 
                     
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin dhjetor të vitit 2025 krahasuar me muajin nëntor të vitit 2025 është 101.9. 
                     
Nga muaji janari i vitit 2026, do të hyjë në fuqi ndryshim metodologjik në Indeksin e kostos së jetesës dhe në Indeksin e harmonizuar të kostos së jetesës, për shkak të hyrjes në fuqi të rregulloreve të BE-së me zbatim të drejtpërdrejtë, të detyrueshme për të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si në vijim:               
         
- Indekset do të strukturohen sipas Klasifikimit të ri Evropian të konsumit personal sipas qëllimit (ECOICOP), versioni 2, i harmonizuar me Klasifikimin e Kombeve të Bashkuara UN COICOP 2018.

Pikat kryesore

Në muajin dhjetor të vitit 2025 krahasuar me muajin nëntor të vitit 2025:

  • Norma e inflacionit është 0.4%
  • Në grupin e Transportit është 5.8%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Indeksi mujor i çmimeve të konsumit

dhjetor të vitit 2024 –dhjetor të vitit 2025

Kontakti

Elvidina Lukoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk
Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indekset e çmimeve të konsumit dhe çmimet e shitjes me pakicë