Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, gusht 2025
Inflacioni në muajin gusht të vitit 2025 është 0.2% krahasuar me muajin paraprak
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në gusht të vitit 2025, krahasuar me muajin korrik të vitit 2025, është 0.2%.
Rritja e inflacionit në gusht të vitit 2025, krahasuar me korrik e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Restorane dhe hotele për 2.1%, Mobilje, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.7%, Ushqime dhe pije joalkoolike, Mallra dhe shërbime të tjera për 0.6%, Rekreacion dhe kulturë për 0.3%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.1%.
Në gusht të vitit 2025, krahasuar me korrik e vitit 2025, rënia e kostos së jetesës është vërejtur në grupet në vijim: Transport për 3.1%, Veshmbathje dhe këpucë për 0.6%, Shëndeti, Arsimim për 0.1% .
Kostoja e jetesës në grupet: Strehimi, uji, energjia elektrike, gaz dhe lëndët e tjera djegëse dhe Komunikim mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në gusht të vitit 2025 korrik me muajin të vitit 2025 është 99.3.
Indeksi i kostos për jetesë në gusht të vitit 2025, krahasuar me muajin gusht të vitit 2024, shënon rritje prej 4.4%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 4.1%.
Pikat kryesore
- Norma e inflacionit është 0.2%
- Në grupin Restorane dhe hotele, 2.1%
Tabelat

Grafiku
Indeksi mujor i çmimeve të konsumit
gusht 2024 – gusht 2025
Kontakti
Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk