Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, janar 2026
Inflacioni në muajin janar të vitit 2026 është -0.7% krahasuar me muajin paraprak
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin janar të vitit 2026, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2025, është -0.7%.
Rënia e inflacionit në muajin janar të vitit 2026, krahasuar me muajin dhjetor e vitit 2025, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 9.3%, Informacion dhe komunikim për 1.6%, Rekracion, sport dhe kulturë për 1.5%, Veshje dhe këpucë për 1.2%, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.5%.
Rritja e kostos për jetesë në muajin janar të vitit 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Mobilje, pajise për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse për 1.0%, Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.7%, Shërbime për arsim, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.1%.
Kostoja e jetesës në grupet Sigurim dhe shërbime financiare, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme, Ushqime dhe pije jo alkoolike mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin janar të vitit 2026 krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2025 është 97.3.
Indeksi i kostos për jetesë në muajin janar të vitit 2026, krahasuar me muajin janar të vitit 2025, shënoi rritje prej 3.2%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 1.2%.
Për shkak të hyrjes në fuqi të rregulloreve drejtpërdrejt të zbatueshme të Bashkimit Evropian dhe në përputhje me rekomandimet e Eurostat-it, nga janari 2026 Indekset e kostos së jetesës dhe Indeksi i Harmonizuar i kostos së jetesës janë strukturuar sipas Klasifikimit të ri Evropian të konsumit personal sipas qëllimit (ECOICOP), versioni 2, i harmonizuar me Klasifikimin e Kombeve të Bashkuara UN COICOP 2018, pa ndryshim në qasjen metodologjike të llogaritjes së indekseve.
Pikat kryesore
Në muajin janar të vitit 2026 krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2025:
- Norma e inflacionit është -0.7%
- Në grupin e Transportit është -9.3%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Indeksi mujor i çmimeve të konsumit
janar të vitit 2025 –janar të vitit 2026
Kontakti
Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk