Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, korrik 2025
Inflacioni në muajin korrik të vitit 2025 është 1.1% krahasuar me muajin paraprak
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në korrik të vitit 2025, krahasuar me muajin qershor të vitit 2025, është 1.1%.
Rritja e inflacionit në korrik të vitit 2025, krahasuar me qershorin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 9.9%, Rekreacion dhe kulturë për 2.1%, Restorane dhe hotele për 1.2%, Mobilje, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.7%, Shëndeti, Ushqime dhe pije joalkoolike për 0.3%, Veshmbathje dhe këpucë, Strehimi, uji, energjia elektrike, gaz dhe lëndët e tjera djegëse për 0.1%.
Në korrik të vitit 2025, krahasuar me gershorin e vitit 2025, rënia e kostos së jetesës është vërejtur në grupet në vijim: Mallra dhe shërbime të tjera dhe Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.1%.
Kostoja e jetesës në grupet: Komunikim dhe Arsimim mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në korrik të vitit 2025 krahasuar me muajin qershor të vitit 2025 është 103.1.
Indeksi i kostos për jetesë në korrik të vitit 2025, krahasuar me muajin korrik të vitit 2024, shënon rritje prej 4.8%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 5.3%.
Pikat kryesore
Në korrik të vitit 2025 krahasuar me muajin qershor të vitit 2025:
- Norma e inflacionit është 1.1%
- Në grupin Transport 9.9%
Tabelat

Grafiku
Indeksi mujor i çmimeve të konsumit
korrik 2024 – korrik 2025
Kontakti
Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk