Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 07.5.2026.1/3

Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, mars 2026

Inflacioni në muajin mars të vitit 2026 është 0.7% krahasuar me muajin paraprak

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2026, është 0.7%. 

Rritja e kostos për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2026, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 3.4%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 3.2%, Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 0.6%, Rekracion, sport dhe kulturë për 0.5%, Shërbime për arsim, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme, Ushqime dhe pije jo alkoolike për 0.4%, Veshje dhe këpucë për 0.3%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse, Informacion dhe komunikim për 0.2%, Kujdesi shëndetësor,  Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.1%.

Kostoja e jetesës në grupin Sigurim dhe shërbime financiare, mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.

Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin mars të vitit 2026 krahasuar me muajin shkurt  të vitit 2026 është 100.9.             

Indeksi i kostos për jetesë në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, shënoi rritje prej 4.9%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.4%.  

Pikat kryesore

Në muajin mars të vitit 2026 krahasuar me muajin shkurt të vitit 2026: 

  • Norma e inflacionit është 0.7% 
  • Në grupin e Transportit për 3.4%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Indeksi mujor i kostos për jetesë

mars të vitit 2025 –mars të vitit 2026

Kontakti

Elvidina Lukoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk
Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indekset e çmimeve të konsumit dhe çmimet e shitjes me pakicë