Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 07.5.2025.1/11

Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, nëntor 2025

Inflacioni në muajin nëntor të vitit 2025 është 0.5% krahasuar me muajin paraprak

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2025, është 0.5%.   


Rritja e inflacionit në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 1.7%, Rekreacion dhe kulturë për 0.9%, Ushqime dhe pije joalkoolike për 0.7%, Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.5%, Restorane dhe hotele, Shëndeti për 0.3%, Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.2%, Komunikim, Veshmbathje dhe Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse për 0.1%. 


Kostoja e jetesës në grupet: Mallra dhe shërbime të tjera dhe Arsimim mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak. 


Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin nëntor të vitit 2025 krahasuar me muajin tetor të vitit 2025 është 100.6. 


Indeksi i kostos për jetesë në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, shënon rritje prej 4.0%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 3.0%.

Pikat kryesore

Në muajin nëntor të vitit 2025 krahasuar me muajin tetor të vitit 2025:

  • Norma e inflacionit është 0.5%
  • Në grupin Transport është 1.7% 

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Indeksi mujor i çmimeve të konsumit

te nëntor tor të vitit 2024 – nëntor të vitit 2025

Kontakti

Elvidina Lukoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk
Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indekset e çmimeve të konsumit dhe çmimet e shitjes me pakicë