Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, prill 2025
Inflacioni në muajin prill të vitit 2025 është më i lartë për 0.6% krahasuar me muajin paraprak
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, është 0.6%.
Rritja e inflacionit në prill të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 5.1%,Veshje dhe mbathje për 1.5%, Rekreacion dhe kulturë për 1.4%, Mobilje, inventarë dhe mirëmbajtje e ekonomisë familjare për 0.5%, Shëndeti për 0.4% dhe Ushqimi dhe pijet joalkoolike për 0.3%.
Në prill të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2025, rënia e kostos së jetesës është vërejtur në grupet në vijim: Mallrat dhe shërbimet e ndryshme për 0.7% dhe Pijet alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.1%.
Kostoja e jetesës në grupet: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera, Restorante dhe hotele, Komunikimi dhe Arsimi mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në prill të vitit 2025 krahasuar me muajin mars të vitit 2025 është 101.6.
Indeksi i kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin prill të vitit 2024, shënon rritje prej 2.6%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 2.7%.
Pikat kryesore
Në prill të vitit 2025 krahasuar me marsin e vitit 2025:
- Norma e inflacionit është 0.6%
- Në grupin Transporti është 5.1%
Tabelat

Grafiku
Indeksi mujor i çmimeve të konsumit
prill 2024 - prill 2025
Kontakti
Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk