Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 07.5.2025.1/6

Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, qershor 2025

Inflacioni në muajin qershor të vitit 2025 është 0.8% krahasuar me muajin paraprak

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në qershor të vitit 2025, krahasuar me muajin maj të vitit 2025, është 0.8%.   

Rritja e inflacionit në qershor të vitit 2025, krahasuar me maj e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 2.9%, Rekreacion dhe kulturë, Ushqime dhe pije joalkoolike për 1.1%, Mallra dhe shërbime të tjera për 0.9%, Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.8%, Restorane dhe hotele për 0.5%,  Shëndeti për 0.3%, Veshmbathje, këpucë dhe Komunikim për 0.2% dhe Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse për 0.1%.   

Kostoja e jetesës në grupet: Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë dhe Arsimim mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.     

Indeksi i çmimeve me pakicë në qershor të vitit 2025 krahasuar me muajin maj të vitit 2025 është 101.1.    
Indeksi i kostos për jetesë në qershor të vitit 2025, krahasuar me muajin qershor të vitit 2024, shënon rritje prej 4.5%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 3.7%.   

Pikat kryesore

Në qershor të vitit 2025 krahasuar me muajin maj të vitit 2025:  
  • Norma e inflacionit është 0.8%
  • Në grupin Transport 2.9%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Indeksi mujor i çmimeve të konsumit

qershor 2024 – qershor 2025

Kontakti

Elvidina Lukoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk
Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indekset e çmimeve të konsumit dhe çmimet e shitjes me pakicë