Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 07.5.2025.1/9

Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, shtator 2025

Inflacioni në muajin shtator të vitit 2025 është -0.2 % krahasuar me muajin paraprak

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në shtator të vitit 2025, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, është −0.2%.

Rënia e inflacionit në shtator të vitit 2025, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet në vijim: Transport për 3.3%, Restorane dhe hotele për 1.3%, Rekreacion dhe kulturë për 0.7%, Veshmbathje dhe këpucë për 0.3%, Mallra dhe shërbime të tjera për 0.2%, Ushqime dhe pije joalkoolike për 0.1%.


Rritja e kostos për jetesë në shtator të vitit 2025, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet në vijim: Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 2.8%, Komunikim për 1.8%, Mobilje, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.8%, Shëndeti për 0.4% dhe Strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse për 0.3%.


Kostoja e jetesës në grupet: Arsimi mbetet në nivelin e njëjtë si në muajin paraprak.


Indeksi i çmimeve me pakicë në shtator të vitit 2025 krahasuar me gushtin e vitit 2025 është 99.3.


Indeksi i çmimeve të konsumit në shtator të vitit 2025, krahasuar me shtatorin e vitit 2024, shënoi rritje prej 4.0%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 4.1%.

Pikat kryesore

Në shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin gusht të vitit 2025:

  • Norma e inflacionit është -0.2% 
  • Në grupin Transport është -3.3% 

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Indeksi mujor i çmimeve të konsumit

shtator 2024 – shtator 2025

Kontakti

Elvidina Lukoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk
Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indekset e çmimeve të konsumit dhe çmimet e shitjes me pakicë