Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, tetor 2025
Inflacioni në muajin tetor të vitit 2025 është -0.2 % krahasuar me muajin paraprak
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, është -0.2%.
Rënia e inflacionit në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin shtator e vitit 2025, është rezultat i rënies së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 6.1%,Mobilje, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.3%, Arsimi, Rekreacion dhe kulturë për 0.1%.
Rritja e kostos për jetesë në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Pijeve alkoolike, duhan dhe narkotikë, Veshmbathje dhe këpucë për 1.2%, Komunikim, Ushqime dhe pije joalkoolike për 0.3%, Strehimi, uji, energjia elektrike, gaz dhe lëndët e tjera djegëse, Restorane dhe hotele për 0.2%, Shëndeti për 0.1%.
Kostoja e jetesës në grupin Mallra dhe shërbime të tjera mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajintetor të vitit 2025 krahasuar me muajin shtator të vitit 2025 është 98.7.
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2024, shënoi rritje prej 4.5%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 2.8%.
Pikat kryesore
Në tetor të vitit 2025 krahasuar me muajin shtator të vitit 2025:
- Norma e inflacionit është -0.2%
- Në grupin Transport është -6.1%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Indeksi mujor i çmimeve të konsumit
tetor 2024 – tetor 2025
Kontakti
Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk