Indeksi i kostos së jetesës dhe çmimet me pakicë dhjetor 2024
Inflacioni në dhjetor të vitit 2024 është më i lartë për 0.3% krahasuar me muajin paraprak
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të çmimeve të konsumit në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, është 0.3 %.
Indeksi i çmimeve të konsumit në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023, shënoi rritje prej 3.5 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 3.8 %.
Lëvizja e indeksit të çmimeve të konsumit në vitin 2024 ka qenë e ndryshme midis grupeve të veçanta të konsumit.
Rritje të indekseve është shënuar në të gjitha grupet: Restorante dhe hotele për 9.9 %, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 7.6 %, Shëndetësi për 5.3 %, Mallra dhe shërbime të ndryshme për 5.1 %, Rekreacion dhe kulturë për 4.9 %, Mobilje, inventar dhe mirëmbajtje e ekonomisë familjare për 3.8 %, Veshmbathje për 3.1 %, Komunikime, Ushqime dhe pije joalkoolike për 2.9%, Transport, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera për 1.4 % dhe Arsim për 0.2%.
Lëvizja e indeksit të çmimeve të shitjes me pakicë në vitin 2024 ka qenë gjithashtu e ndryshme në grupet ie veçanta të produkteve.
Rritje të indekseve është shënuar në të gjitha grupet: Produkte bujqësore për 7.1%, Shërbime për 5.0 %, Pije për 4.0%, Produkte ushqimore industriale për 3.5%, Produkte joushqimore industriale dhe duhan për 2.1 %.
Rritja e inflacionit në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në grupet paraprake: Transport për 4.8 %, Rekreacion dhe kulturë për 1.7 %, Restorante dhe hotele për 0.4 %, veshmbathje për 0.2 %, Mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.1 %.
Në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, u shënua ulje e kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: Komunikime për 0.4%, Ushqimet dhe pije joalkoolike për 0.3 %, mobilje, inventar dhe mirëmbajtja e ekonomive familjare për 0.2%.
Kostoja e jetesës në grupet: Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë, banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera, Shëndetësi dhe Arsim mbeten në të njëjtin nivel me muajin e kaluar.
Indeksi i çmimeve me pakicë në dhjetor të vitit 2024 krahasuar me nëntorin e vitit 2024 është 101.2.
Indeksi i çmimeve të konsumit në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me dhjetorin e vitit 2023, shënoi rritje prej 4.4 %, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 4.3%.
Pikat kryesore
Në dhjetor e vitit 2024 krahasuar me nëntorin e vitit 2024:
• Norma e inflacionit është 0.3 %
• Në grupin e Transportit është 4.8 %
Tabelat

Grafiku
Indeksi mujor i çmimeve të konsumit
dhjetor 2023 - dhjetor 2024
Kontakti
Përgatitur nga: Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Përgatitur nga: Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk