PUBLIKIME

Indeksi i kostos së jetesës dhe çmimet me pakicë, janar 2025

Inflacioni në janar të vitit 2025 është më i lartë për 0.2% krahasuar me muajin paraprak

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në janar të vitit 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024, është 0.2 %.

Rritja e inflacionit në janar të vitit 2025, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Mallra dhe shërbime të ndryshme për 1.6 %, Mobilje, inventar dhe mirëmbajtje për ekonomi familjarei për 1.5 %, Restorante dhe hotele për 0.7 %, Ushqime dhe pije joalkoolike, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë, Rekreacion dhe kulturë për 0.1 %.       

Në janar 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024, rënie e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: Transporti për 0.9 %, Komunikacioni për 0.4 %, dhe Veshmbathja për 0.2 %.     

Kostoja e jetesës në grupet: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera, Shëndetësi dhe arsim mbeten në të njëjtin nivel si muajin paraprak.       

Indeksi i çmimeve me pakicë janar të vitit 2025 krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024, është 99.6.   

Indeksi i kostos për jetesë në janar të vitit 2025, krahasuar me muajin janar të vitit 2024, shënon rritje prej 4.9 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 5.2 %.     

Pikat kryesore

Në janar të vitit 2025 krahasuar me dhjetorin e vitit 2024:

  • Norma e inflacionit është 0.2 %
  • Në grupin e mallrave dhe shërbimeve të ndryshme është 1.6 %

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Indeksi mujor i çmimeve të konsumit

janar 2024 - janar 2025

Kontakti

Përgatitur nga: Elvidina Lukoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk
Përgatitur nga: Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu