Korrigjim – të dhënat mbi indekset e çmimeve në bujqësi, maj 2025 publikohen përsëri
Për shkak të disa ndryshimeve në çmimet e inputeve bujqësore në maj 2025, të dhënat statistikore të publikuara më 17 qershor 2025 mbi indekset e çmimeve në bujqësi publikohen përsëri. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.
Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit maj të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është 101.9 tek inputi dhe 111.0 tek autputi.
Në maj të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, Indeksi i çmimeve tek input 1 (mjetet e shpenzimeve korrente në bujqësi) është 101.6, ndërsa indeksi i çmimeve tek input 2 (mjetet e dedikuar për investime në bujqësi) është 105.0.
Në pjesën e autputit, në maj të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore është 112.7, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve shtazore është 106.7.
Pikat kryesore
Çmimet në bujqësi në maj të vitit 2025 krahasuar me majin e vitit paraprak janë rritur për:
· 12.7 % te prodhimet bimore
· 6.7 % te prodhimet shtazore
Tek autputi
· 1.6 % te mjetet e shpenzimeve korrente në bujqësi
· 5.0 % te mjetet e dedikuara për investime në bujqësi
Tek inputi
Tabelat

Kontakti
Violeta MilanovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: violeta.deleva@stat.gov.mk