Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale, totali, korrik 2025
Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në korrik të vitit 2025 krahasuar me muajin paraprak janë zvogëluar për 0.4%
Çmimet e shitjes së prodhuesve industrial, gjithsej (në tregjet vendore dhe të huaja), krahasuar me muajin e kaluar, janë zvogëluar në sektorët e Minierave dhe guroreve për 0.2% në sektorin e Industria përpunuese për 0.4%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.8%, ndërsa në sektorin e Furnizimit me ujë; largimit të ujit, menaxhimit të mbeturinave dhe aktiviteteve të përmirësimit të mjedisit mbetën të pandryshuara.
Në korrik 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë, në total, në sektorin e Minierave dhe guroreve janë zvogëluar për 4.1%, ndërsa janë rritur në sektorin Industria përpunuese për 5.1%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 8.2% dhe në sektorin e Furnizimit me Ujë; largimit të ujit, menaxhimit të mbetjeve dhe aktiviteteve të përmirësimit të mjedisit për 1.9%.
Pikat kryesore
Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në korrik të vitit 2025:
- janë zvogëluar për 0.4% krahasuar me muajin paraprak
- janë zmadhuar për 4.9% krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak
Tabelat

Kontakti
Elizabeta TrajkovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elizabeta.trajkovska@stat.gov.mk