Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, janar 2026
Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin , janar të vitit 2026 krahasuar me muajin paraprak janë zmadhuar për 1.0%
Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej (në tregun e brendshëm dhe në atë të jashtëm), krahasuar me muajin paraprak, janë rritur në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurit për 6.3%, në sektorin e Industrisë përpunuese për 0.4%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 8.1%, ndërsa në sektorin e Furnizimit me ujë; largimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit për 0.5%.
Në janar të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, janë rritur në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurit për 13.1%, në sektorin e Industrisë përpunuese për 3.0%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 10.0% dhe në sektorin e Furnizimit me ujë; largimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit për 5.4%.
Pikat kryesore
Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin janar të vitit 2026 janë zmadhuar për:
- 1.0% krahasuar me muajin paraprak
- 3.8% krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Elizabeta TrajkovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elizabeta.trajkovska@stat.gov.mk