Ndërmarrjet aktive, 2023
Në vitin 2023, 29.7 % nga ndërmarrjet aktive janë nga sektori Tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërsa 83.3 % kanë pasur nga 1 deri 9 të punësuar.
Në vitin 2023 ndërmarrje aktive ishin 72181.
Të dhënat për strukturën e ndërmarrjeve aktive sipas sektorëve të veprimtarisë tregojnë se në vitin 2023 pjesëmarrjen më të madhe e ka sektori Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve motorike dhe motorçikletave me 29.7 %.
Të dhënat për strukturën e ndërmarrjeve aktive sipas numrit të të punësuarve tregojnë se pjesëmarrjen më të madhe prej 83.3 % e zënë ndërmarrjet me 1-9 punonjës. Më pas vijnë ndërmarrjet pa të punësuar dhe ndërmarrjet me numër të pacaktuar të punësuarish (pa të dhëna për punonjësit) me 6.9 %, vijojnë ndërmarrjet me 10-19 punonjës me 4.5.%, ndërmarrjet me 20-49 të punësuar, pjesëmarrja e të cilave është 3.0 %, me 2.0 % marrin pjesë ndërmarrjet me 50-249 punonjës dhe vetëm 0.3 % e ndërmarrjeve aktive kanë mbi 250 punonjës.
Pikat kryesore
Në vitin 2023:
- 83.3 % e ndërmarrjeve aktive janë me 1-9 punonjës
- 0.3 % e ndërmarrjeve aktive janë me mbi 250 punonjës
- Më shumë ndërmarrje, 29.7 %, ka në sektorin Tregtia me pakicë dhe shumicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave
Tabelat
1) Përfshirë ndërmarrjet me një numër të pacaktuar punonjësish
Simbolet e përdorura →

Kontakti
Përgatitur nga: Elena JankovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elena.eftimova@stat.gov.mk