PUBLIKIME

Ndërmarrjet aktive, 2022

Në vitin 2022, 30.4% nga ndërmarrjet aktive janë nga sektori Tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërsa 84.2% kanë pasur nga 1 deri 9 të punësuar.

Në vitin 2022 ndërmarrje aktive ishin 71 228.

Të dhënat për strukturën e ndërmarrjeve aktive sipas sektorëve të veprimtarisë tregojnë se në vitin 2022 pjesëmarrjen më të madhe e ka sektori Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve motorike dhe motorçikletave me 30,4%.

Të dhënat për strukturën e ndërmarrjeve aktive sipas numrit të të punësuarve tregojnë se pjesëmarrjen më të madhe prej 84,2% e zënë ndërmarrjet me 1-9 punonjës. Më pas vijnë ndërmarrjet pa të punësuar dhe ndërmarrjet me numër të pacaktuar të punësuarish (pa të dhëna për punonjësit) me 5.9%, vijojnë ndërmarrjet me 10-19 punonjës me 4.6%, ndërmarrjet me 20-49 të punësuar, pjesëmarrja e të cilave është 3.0%, me 2.0% marrin pjesë ndërmarrjet me 50-249 punonjës dhe vetëm 0.3% e ndërmarrjeve aktive kanë mbi 250 punonjës.

Pikat kryesore

Në vitin 2022:

  • 84.2% e ndërmarrjeve aktive janë me 1-9 punonjës
  • 0.3% e ndërmarrjeve aktive janë me mbi 250 punonjës
  •  Më shumë ndërmarrje, 30.4%, ka në sektorin Tregtia me pakicë dhe shumicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave

Tabelat

1) Përfshirë ndërmarrjet me një numër të pacaktuar punonjësish


Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Përgatitur nga: Elena Jankovska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elena.eftimova@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu