Prodhimi i Brendshëm Bruto, tremujori i tretë 2025
Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e tretë të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 është rritur për 3.8%.
Sipas të dhënave të vlerësuara të Entit Shtetëror të Statistikave, norma e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në tremujorin e tretë të vitit 2025 është 3.8%.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, rritje më e madhe është vërejtur në sektorët GJ – Ndërtimtaria me 21.0% dhe S – Informacioni dhe komunikimet me 7.4%.
Në tremujorin e tretë, investimet bruto në mjetet themelore përbëjnë motorin kryesor të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Në strukturën e PBB-së, pjesëmarrja e investimeve bruto rritet nga 26.1% në tremujorin e tretë të vitit 2024 në 31.1% në tremujorin e tretë të vitit 2025.
Konsumi final në tremujorin e tretë të vitit 2025 rritet nominalisht me 7.7%, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto është 80.2%.
Sipas të dhënave të përshtatura sezonale dhe kalendarike, norma e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto në tremujorin e tretë të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 është 3.6%.
Pikat kryesore
Në tremujorin e tretë të vitit 2025 në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024
• Shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) është 3.8 %.
• Shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) sipas të dhënave të përshtatura sezonale dhe kalendarikе është 3.6 %.
Tabelat
2024 - Të dhëna paraprake
2025 - Të dhëna të vlersuara
2024 - Të dhëna paraprake
2025 - Të dhëna të vlersuara
Klasifikimi Nacional i Veprimtarive (KNV), rev.2.
2024 - Të dhëna paraprake
2025 - Të dhëna të vlersuara
Klasifikimi Nacional i Veprimtarive (KNV), rev.2.
Shkalla reale e rritjes krahasuar me tremujorin e vitit paraprak
2024 - Të dhëna paraprake
2025 - Të dhëna të vlersuara
IJPSHEF - Institucionet jo-profitabile, që i shërbejnë ekonomive familjare
1) Përfshinë dallimin e rezervave për shkak balancimit
2024 - Të dhëna të paraprake
2025 - Të dhëna të vlersuara
IJPSHEF - Institucionet jo-profitabile, që i shërbejnë ekonomive familjare
1) Përfshinë dallimin e rezervave për shkak balancimit
Shkalla reale e rritjes krahasuar me tremujorin e vitit paraprak
Simbolet e përdorura →
MakStat baza
Grafiku
Prodhimi i Brendshëm Bruto, viti referues 2005
Të dhëna të përshtatura origjinale dhe sezonale
Kontakti
Lençe NedanoskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: lence.nedanoska@stat.gov.mk