PUBLIKIME

Ndërmarrjet vendore të kontrolluara nga jashtë, 2022

Në vitin 2022, 2.6% e ndërmarrjeve vendore në sektorin afarist janë të kontrolluara nga jashtë

Në vitin 2022, 1 727 ose 2.6 % nga ndërmarrjet në sektorin afarist 1) filiale të huaj – ndërmarrjet vendore të kontrolluara nga jashtë.

Filialet e huaja angazhojnë 20.9% të totalit të punonjësve dhe krijojnë 32.9% të totalit të vlerës së shtuar bruto.

Pjesëmarrja më e madhe në vlerën e shtuar kanë grupet: Industria përpunuese me 37.2%, Informacioni dhe komunikimi me 16.9% dhe Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve me 13.3%.

Filialet e huaja kryesisht kontrollohen nga vendet evropiane, d.m.th. 80.7%, vendet anëtare të BE-së kontrollojnë 57.6% të filialeve të huaja, në të cilat janë të angazhuar 66.7% e punonjësve dhe marrin pjesë me 65.1% në vlerën e shtuar.

Filialet e huaja më të rëndësishme ekonomike janë nën kontrollin e Austrisë  me pjesëmarrje në vlerën e shtuar prej 16.6%, Holandës me 12.0%, Mbretërisë së Bashkuar me 10.6% dhe Gjermanisë me 9.6%.
______________________________________
1) Sektorët e veprimtarive nga B në O sipas KNV Rev2, përveç A, L, P dhe R.

Pikat kryesore

2022

Ndërmarrjet e kontrolluara nga jashtë: 2.6% 

  • Nga totali i punonjësve angazhojnë: 20.9% 
  • Nga vlera e shtuar krijojnë: 32.9%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Përgatitur nga: Snezhana Shipoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: snezana.sipovic@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu