Statistikat strukturore afariste, 2023, të dhëna paraprake
Industria përpunuese me pjesëmarrje më të madhe prej 25.9% në vlerën e shtuar bruto në vitin 2023
Në vitin 2023, 68.004 subjekte afariste të orientuara drejt tregut1) kanë realizuar qarkullim prej 2.078.605 milion denarë dhe kanë gjeneruar vlerë të shtuar bruto prej 445.041 milionë denarë.
Qarkullimin më të madh prej 39.1% e kanë realizuar subjektet afariste nga sektori i Tregtisë me pakicë dhe shumicë dhe Industria përpunuese prej 25.7%.
Pjesëmarrjen më të madhe në vlerën e shtuar të përgjithshme e zë Industria përpunuese 25.9%, e ndjekur nga Tregtia me shumicë dhe pakicë me 20.8%, Informacioni dhe komunikimi 9.1% dhe Ndërtimtaria 8.6%.
______________________________________
1) Sektorët e veprimtarive nga B në O sipas KNV Rev2, përveç A, L, P dhe R.
Pikat kryesore
Viti 2023, të dhëna paraprake:
- 68 004 ndërmarrje aktive
- 433 008 persona të punësuar
- 2 078 605 milion denarë qarkullim
- 445 041 milion denarë vlerë të shtuar
Tabelat

Kontakti
Përgatitur nga: Snezhana ShipoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: snezana.sipovic@stat.gov.mk